Ballina Ravijëzime Telefonët e rinj Samsung do të bllokojnë automatikisht thirrjet mashtruese

Telefonët e rinj Samsung do të bllokojnë automatikisht thirrjet mashtruese

 

Me telefonët Samsung tan do të jetë më e lehtë të shmangi thirrjet robotike. Kompania ka hyrë në një bashkëpunim me Hiya për të bllokuar automatikisht thirrjet spam përmes opsionit Smart Call.

Për këtë Samsung do të përdorë teknologjinë e Hiya. Për ta aktivizuar opsionin duhet të vizitoni Call Settings dhe të aktivizoni Caller ID and spam protection.

Opsioni do të jetë fillimisht i disponueshëm në modelet Galaxy Note 20 dhe duhet të mbërrijë tek të gjithë telefonët Samsung nga 2021 e në vijim.

Marrëveshja me Hiya është deri në 2025. Koncepti nuk përbën risi. Google ka lançuar një funksion të ngjashëm në telefonët Pixel i cili dëgjon përmbajtjen e thirrjet dhe bllokon thirrjet mashtruese pa mbërritur në telefon.

Por duke qenë se telefonët Samsung janë kudo në duart e konsumatorëve, një lëvizje e tillë është e një rëndësie të veçantë. Shumë vende të botës ku SHBA është lider, po përpiqen të bllokojnë thirrjet mashtruese dhe robotike duke nxitur edhe kompanitë të reagojnë.