Sot, Spanja ka kapërcyer pragun e një milion të infektuarve me coronavirus dhe është anëtari i parë i Bashkimit Evropian (BE) me një numër kaq të madh të të infektuarve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 16,973 njerëz ishin infektuar në 24 orët e fundit, që është një total prej 1,005,295 që nga fillimi i epidemisë.
Gjithashtu është bërë e ditur se 156 njerëz vdiqën brenda një dite dhe 34,366 njerëz kanë vdekur nga muaji mars, shkruan theguardian.
Spanja, me një popullsi prej rreth 47 milionë banorësh është vendi i gjashtë në botë që kalon pragun e një milion të infektuarve.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara, India, Brazilia, Rusia dhe Argjentina janë në top vendet e botës me numrin më të madh të të prekurve me COVID-19.