E Marte, 14-02-2012, 07:59pm (GMT)
Nga Zeqir Lushaj
(Nxjerr nga Cikli me 6 vjersha, si dhuratë për gruan time, Sabrien, në 60-vjetorin e lindjes. -15 shkurt 1952)
BISEDË INTIME
-A ke shkruar vjershë për mua?
Më pyeti ime shoqe,
Një ditë në plazh.
Hodha syte mbi rërën e nxehtë,
E, duke buzëqeshur lehtë,
– I thashë:
– Në qoftë se,
më lejon t’i krahasoj,
Me kokrriza rëre,
Vjershat e mia,
Ti,
je shkëmbi i tyre burimor,
Nga më lind …,
Dhe më vjen poezia…
./.
Durrës, 1978