Ballina Sport Barcelona, lojtarët nuk pranojnë uljen e pagës

Barcelona, lojtarët nuk pranojnë uljen e pagës

Partit FC Barcelona - Real Madrid

 

Në klubin e Barcelonës situata vazhdon të jetë kaotike. Sikur të mos mjaftonte aspekti sportiv, pas humbjes në Getafe, Messi dhe shokët e tij paralajmëruan presidentin Bartomeu dhe bashkëpunëtorët e tij, se nuk pranojnë uljen e pagës 30%.

Menaxhmenti Blaugrana u ka kërkuar lojtarëve dhe punonjësve të ulin pagat me 30%, në mënyrë që të mbajnë nën kontroll humbjet financiare të shkaktuara nga pandemia.

Nëse propozimi nuk pranohet, Bartmoeu do të vendosë masën me procedurë, edhe pa pëlqimin e lojtarëve. Por futbollistët mund të apelojnë çështjen në “Statutin e Punëtorëve” dhe të zgjidhin në mënyrë të njëanshme kontratën.

Lojtarët e Barcelonës i kanë kërkuar menaxhmentit të mos përfshijë punonjësit e klubit në këtë reduktim page, sepse përfaqësojnë vetëm 3% të shpenzimeve totale.

I vetmi që ka dalë në krah të Bartomeut dhe kundër gjithë shokëve të ekipit është Griezmann. Francezi ka pranuar ofertën për ta shtyrë marrjen e një pjese të rrogës të viteve të ardhshme.

Një sjellje që nuk dihet se çfarë reagimi mund të krijojë brenda grupit, duke parë se shumë senatorë nuk ishin shumë në favor të kësaj zgjidhjeje. Kjo mund të sillte një tjetër ftohje me Messin e Pique.

Sulmuesi argjentinas është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk dëshiron që pagat e tij të merren në një kohë tjetër, pasi mund të mos jetë më te Barcelona.