Ballina Sport Cilat janë skuadrat më të shtrenjta në 5 kampionatet kryesore?

Cilat janë skuadrat më të shtrenjta në 5 kampionatet kryesore?

 

Raporti i 308 javor i CIES Football Observatory përfaqëson analizën mbi investimet e përvitshme për të ndërtuar skuadrat e klubeve të pesë kampionateve kryesore europiane, duke marrë në konsideratë edhe kartonët e futbollistëve.

Në vitin 2019, Manchester City konfirmohet në krye të renditjes, me shpenzimet që vlerësohen në 1.036 miliardë euro, në rritje me 22 milionë krahasuar me të dhënat e vitit 2018, kur Citizens, nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola u bënë klubi i parë në histori që investoi më shumë se 1 miliard për ndërtimin e skuadrës.

Në vend të dytë, ashtu si në vitin 2018, renditet Paris Saint-Germain. Investimet vlerësohen në 888 milionë euro, në rënie me 25 milionë euro krahasuar me vitin 2018.

Manchester United renditet në vend të tretë, me një rritje të investimeve me 93 milionë. Shpenzimet totale arrijë në 844 milionë euro, duke lënë pas Real Madrid.

Kampionët e La Liga lihen pas në këtë klasifikim edhe nga Chelsea (në vend të pestë, me 763 milionë euro). Klubi anglez ka regjistruar rritjen më të madhe, me 198 milionë euro. Abramovich është mbreti i merkatos verore në 2020, duke shpenzuar më shumë se 250 milionë euro për të përforcuar skuadrën, nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard.

Për herë të parë që nga viti 1980, Galacticos nuk kanë bërë investime në treg. Totali i investimeve të Blancos ra në 708 milionë euro, 194 milionë më pak se vitin e kaluar.

Përveç Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, janë vetëm tre skuadra jo angleze të pranishme ndër 12 të parat në klasifikim: Barcelona, në vend të katërt, ku shpenzimet arrijnë në vlerën 826 milionë euro; Juventus, në vend të tetë, me investimet që vlerësohen në 594 milionë euro; dhe në fund, një tjetër klub spanjoll, Atlético Madrid, në vend të 11, me shpenzimet që vlerësohen në 483 milionë euro

Në top 10 përfshihen edhe kampionët e Premier League, Liverpool (vendi i 7, 666 milionë euro të shpenzuara); Arsenal, fitues i FA Cup të fundit (vendi i 9, 590 milionë uro ); dhe Everton, nën drejtimin e Carlo Ancelotti (vendi 10°, 504 milionë euro).

Kampionët e Europës së këtij viti renditen vetëm në vendin e 15, klubi i parë në Bundesligë, me 408 milionë euro të investuara, sipas vlerësimeve. Ndërsa Sevilla, fituesja e Europa League, ka shpenzuar 230 milionë euro.

Shpenzimet mesatare më të larta për të ndërtuar skuadrat aktuale i bën Premier League, me 382,6 milionë euro. Në La Liga, shpenzohen mesatarisht 158,6 milionë euro, nëse përjashtohen tre klubet e mëdha, Barça, Real Madrid e Atletico Madrid, shpenzimet mesatare zbresin në 68 milionë euro.

Në kampionatin italian, shpenzohen mesatarisht 171,4 milionë euro; në Bundesligë dhe Ligue 1, përkatësisht 134 dhe 166 milionë euro. Në Francë, nëse nuk do të merrej në konsideratë PSG, shpenzimet mesatare do të zbrisnin në 128 milionë euro.

Renditja e plotë: https://football-observatory.com/IMG/sites/b5wp/2020/wp308/en/