Ballina Art ” FRENAT E SHLIRË” T’KUAJVE TË BANATIT! – Shkruan:Refiqe R. Hamiti

” FRENAT E SHLIRË” T’KUAJVE TË BANATIT! – Shkruan:Refiqe R. Hamiti

 

Drejtësia e “Kalit të Banatit”, te na i ka duart e lira me ba “selfie”, dhe çka të u’a dojë pika e qefit me herojtë e krimit të organizuar në Kosovë. Bile, bile pasi të gjithë kriminelët po lirohen me arrest shtëpiak, ushtruesit e ligjit vikendeve shlir le të shkojnë te Haki Rugova të hajnë meze dhe të pijnë raki.

Nami nuk bahet.

“Popull ma paqsorë se shqiptart nuk ka”,ju pëlqen me ju shkel drejtësia me dy këmbët.

Andaj nuk është marre ma,me ba çka t’ju bjen ndërmend. Pasi që edhe me shkel ligjin ,edhe me u marr me falsifikime,edhe me vjedh,edhe me shpronsu prona, edhe me u marr me drogë,edhe me kanë President,edhe me kanë Kryetar partie,edhe me kanë Kryetar Komune edhe me ba krime ç’njerzore,e me ia tharb hunt këti vendi, qielli në tokë nuk bjen.

Gjithëçka duket normale në Kosovë,andaj dora e zgjatur e Serbisë kështu ka pas qef me pa Kosovën dhe zyrtart e lartë të saj sepse me këtë “allashverishe zyrtarsh Institucionalista” ,po e pasqyron Kosovën para botës si Kosovë bandite.

Presidenti i Kosovës i ka la duart nga Kosova.

Asgjë si duket interesant sepse vet ,bash vet s’ka lënë të zezë mbi këtë tokë pa ba veç me pru Kosovën në këtë deregje siç është Kosova sot.
Pastaj Isa Mustafa.
Sen si duket hajnia sepse gjithë qe 28 vjet i ka fërkue dhe larë duart me 3% ( dikur i mbushur miliarda)… s’ka koment. Jemi duke jetuar në Kosovë ku drejtësia dhe ligjet e Kosovës i ngjajnë “shkëlqimit mbi bar”.

Një dhelpër e kuqe!

Deri sa ishte në pushtet në kohën e Jugosllavisë, pushteti Jugosllav mirë ia ka mësue lojën e gjakut, njerëzit e devotshëm të LDK,kujtojnë zhvatsin si njeri i padinjitetshem.

Ata kujtojnë se në një mbledhje në Gërmi ka qenë ma i zeshmi kundër LDK-es dhe tani lirshëm po vazhdon shkatërrimin e saj.
Dhe:
Nuk është habitse me këtë komunist, po habitëse është, me ata që e kanë dëgjuar me vesht e tyre dhe po e përkrahin edhe sot …
Pra
Kur e përkrah një rrenc, e një mashtrues, a i thonë rrencit edhe ti je një rrenc e mashtrues?

Loja e diktaturës…

Kadri Veseli, ka jetue ligsh para luftës.
Sot luan me tiketa firmash dhe me zanatin e Hijes së natës. Me dosjet që i ka,ka luajt si maca me mi,me gjithë elitën e korruptuar të institcionalistave dhe e ka fut Kosovën në kanalin e ujrave të zeza. Që as Drini tek rrjedha e saj,me i fut si shpërlan. Se nuk shpërlahen.

Kamy në librin e tij thotë: “Veprat e mëdha lindin shpesh në kthesën e një rruge ose në kthinat e një restorani”.

Unë nuk njoh kthesë më të madhe për të keq që 21 vjet se kjo e jona: Nga një shoqëri totalitare me të gjitha shenjat e aparteidit i përgjakim ëndrrat për një jetë njerëzore.
S’ka jetë njerëzore sot.

Në shtëpin tënde, në kotecin tënd kalon natën me ëndrrat edhe të bukura ,edhe të frikshme, ose në burgun e një kazamati mesjetar, fillon punën e vështirë të jetës : Shpiket karma e hijeve. Nuk të dhimbsen as fjalët, as puna,as mundi, e as gjakimi pas të cilave ke vrapuar kushedi sa vjet. Zhurmat e tyre të tmerrojnë .
Unë duke ecur rrugës së çlirimit kamë mësuar punën e mësuesis…
Unë kam mësuar edhe mjeshtërinë e shkrimit.
Por kurrë mjeshtrin e këtyre udhëheqsave,këtyre institucionalistave.

Sepse këta po ndryshojnë shpesh

Mundem me qenë gjahtare e replikave,ku thuri epitetet, krahasim, rimat i vari në ndonjë tra të shtëpisë. Vë pikat,shfaqi idetë, përmbajtjen, motivin, formën.
Por:
Traumat e përditshmërisë, lëvizjet shoqërore-politike, mitike,historike,më ngacmojnë çdo sekonda ,minut,orë dhe ditë.

Të qahet truri kur lexon e sheh:
-Inspektorit të AKI-së 4 familjar i punësohen në Aeroport.
– Ambasada Amerikane tërhiqet nga monitorimi në Këshillin Prokurorial, e quan procesin të thyer
-FMN kundër tërheqjes së mjeteve të TRUST-it që sot u miratua.
-Anulohet seanca për korrupsion ndaj kryetarit të Klinës.
-Elezaj akuzohet nga prokuroria për punësimin e vajzës së tij në QMF
-Tenderi 5 milionësh i SHSKUK-së për kompaninë e Blerim Kuçit përfundon në gjykatë.
Pra.
Bënë me qenë edhe nënkryetar partie,edhe Kryetar Komune , edhe zyrtar në Aeroport edhe marrës tender milionësh , dhe hajnat e zingjirit të hajnive , po lulëzojnë çdo ditë po ‘forcohen me moton jep dhe merr tendere ,e çkado që ju del përpara.Sepse na i ka sigurue partia nënë.
E…
Serbia po krijon bilancin:
-Ku egzistonë shteti i mirëfillt në botë dhe në kontinentin e vjetër të Evropës,çiftat e Isa Mustafës dhe Haki Rugovës,Blerim Kuqit dhe ati shefit të AKI që moti,me pas drejtësi e kishin pas vendin në quzë,kishin shikuar nga grilat dhe me mëngjes e natje,kishin ec në vendin dy metërsh për ti rikujtuar ditët e hajnis se sa të ëmbla ishin kanë për ta!?

Kosova është shtet i pazareve dhe pikë.

Del Kryeministri i saj me mëngjes dhe shprehet furishëm se po e luftojmë korrupsionin prej se jemi në Qeverisje,kurse gjatë ditës i arrestohet nënkryetari i të njëjtes parti dhe Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova për falsifikim,presioni dhe zhvatje të punës së tij zyrtare.

Ju lutem,nuk po orjentohem nga asnjë parti politike në Kosovë duke krekosur: Se ajo, apo kjo parti ka vlera apo anti vlera. Por po shkruajë për ta thënë troq: Pa u paqllais Kosova prej këtyre “Kuajve të Banatit”, që janë në skenën politike qe dy dekada, pa u lëvizur kurrë, klika e tyre (karrika e tyre)…por veç duke u zgjat për së trashi madhëria e tyre. Kosova kurr ditën e vet s’ka me pa!
Ku keni dëgjuar ju lajme bombastike çdo ditë në ndonjë vend tjetër si në Kosovë për mbytje shteti nga bijt e tij si në Kosovë ,lexues të nderuar ,e nuk po mbusheni mend kurrë.

Akuzohet i pari i shtetit për Krimet lufte nga Gjykata Speciale, që vet e futi në foltore të Kuvendit të Kosovës dhe bëri presioni titanik mbi deputet veç të nënshkruhet.

Akuzohen Kryetar Komunash për falsifikime,zhvatje,konflikt interesi,e për çfarë nuk akuzohen dhe fare se lodhin trurin bile të bëjnë pak një grim moral me dhënë dorëheqje për hirë të votës qe e kan marrë.
Kjo ndodhë në Kosovë dhe pikë.
Sa i riu është i papunë, me diploma e me nota të larta, e zyrtarët e këqij të këtij vendi , ju bëjnë “vende pune”,veç familjarëve
Tmerr…

PS:
Sot s’kam qenë vetvetja.
Sot krejt botës ia kam marr inati.
Ndoshta kishi pyet pse?
Po…
Do të shkruaj një ditë tjetër,shpejt.
Edhe Institucionet e Arsimit janë fut në korrupsion. Kjo po më dhemb shumë!
Do të ua them troq se në gjithë Prishtinën Sistemi i Arsimit është bërë myk, andaj mos u qartni kur ta kuptoni që edhe në këtë kohë pandemie vidhet alkoholi për pastrimin e duarve e futet në bagazhin e makinës nga Institucionalistat e shkollave.