Ballina Bota Papa Françesku refuzon takimin me Pompeon: Je në fushatë

Papa Françesku refuzon takimin me Pompeon: Je në fushatë

 

Papa Françesku ka refuzuar takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Selia e Shenjtë në një njoftim bën me dije se Papa nuk pranon të takohet me politikanë kur ata janë në fushatë zgjedhore.

BBC shkruan se arsyeja tjetër e refuzimit të takimit të Papës, janë dhe deklaratat e bëra nga Pompeo se kisha Kisha Katolike kishte lidhje me Kinën.

Po ashtu Vatikani akuzoi Pompeon se ai do përdorte takimin për të tërhequr votuesit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Më herët, Pompeo tha se Kisha Katolike po rrezikonte “autoritetin e saj moral” duke rinovuar një marrëveshje me Kinën në lidhje me emërimin e peshkopëve. Nga ana tjetër Vatikani ka bërë një marrëveshje me Kinën për emërimin e peshkopëve kinezë.

Sipas selisë së shenjtë marrëveshja “do të shëronte plagët e së kaluarës dhe të kapërceheshin konfliktet e mëparshme“. Ndërkohë Pompeo i ka bërë thirrje Vatikanit të mbrojë lirinë fetare në Kinë.