Ballina Sport Champions League shpall më të mirët për sezonin 2019/20

Champions League shpall më të mirët për sezonin 2019/20

 

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2019-2020 në Ligën e Kampionëve.

Polaku arriti të mposhtë konkurrencën e bashkëlojtarit të tij Manuel Neuer dhe belgut Kevin de Bryune.

32 vjeçari arriti të shënonte 15 gola brenda sezonit dhe dha një ndihmesë të madhë në fitimin e Ligës së Kampionëve.

Lewandowski u shpall gjithashtu edhe sulmuesi më i mirë i kompeticionit. Rivalët e tij ishin dyshja e Parisit Neymar-Mbappe.

Gjatë pasditës së sotme në Nyon të Zvicrës, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për sezonin 2019-2020 për Ligën e Kampionëve.Gjithashtu janë ndarë edhe çmimet për portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë të sezonit.

Fituesi si Portieri më i mirë i sezonit është shpallur gjermani Manuel Neuer.

Neuer shpallet fituesi i këtij çmimi pas një sezoni fantastik që zhvilloi me Bajernin e Mynihut duke u shpallur edhe fitues i këtij kompeticioni. Pritjet e tij ishte vendimtare sidomos në finalen e fituar ndaj PSG me rezultatin 1-0, ku gjermani arriti që të neutralizonte sulmin e frikshëm të francezëve. Në garë për ta fituar këtë çmim ishin edhe Keylor Navas(PSG)  dhe Jan Oblak (Atletico Madrid).

Sakaq Mbrojtësi më i mirë i vitit është shpallur një tjetër lojtar i Bajernin, pikërisht Joshua Kimmich.

Talenti gjerman i cili më shumë ka luajtuar në rolin e mesfushorit defansiv ka arritur të mposhtë konkurrencën e bashkëlojtarëve të tij David Alaba dhe Alponse Davies.

Ndërsa mesfushori më i mirë është shpallur belgu Kevid De Bryune i cili arriti të mposhtë konkurrencën e Thomas Muller dhe Thiago Alcantaras. Ndryshe nga dy lojtarët gjerman, lojtari i Manchester Cityt nuk ka shkuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.