Ballina Aktualitet OBSH: 120 milionë teste të coronavirusit për vendet e varfra

OBSH: 120 milionë teste të coronavirusit për vendet e varfra

 

Rreth 120 milionë teste të shpejta për coronavirus do të vihen në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në një maksimum prej 5 dollarësh për njësi, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që prodhuesit Abbott ABT.N dhe SD Biosensor kishin rënë dakord me Fondacionin Bill & Melinda Gates për të “vendosur në dispozicion 120 milionë teste të shpejta për diagnostikimin e COVID-19”, raporton reuters.

Ai tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se testet aktualisht kanë çmim prej pesë dollarëve, por pritet të bëhen edhe më të lira.

“Kjo do të mundësojë zgjerimin e testimit, veçanërisht në zonat e vështira për t’u arritur dhe nuk kanë pajisje laboratorike ose punonjës të trajnuar mjaftueshëm për të kryer analiza”, tha Tedros.

“Kjo është një shtesë jetike për kapacitetin e testimit dhe e rëndësishme për zonat e transmetimit të lartë”, pohoi ai.