Ballina Ravijëzime PSE JO SHKARRAVINË !? – Shkruan: Refiqe R. Hamiti

PSE JO SHKARRAVINË !? – Shkruan: Refiqe R. Hamiti

 

Këta i ka lëshue rrethi i kres.
Emri: Liqen i Ujmanit është shqip dhe pikë.
S’ka çka diskutohet këtu!?
Politika është ku…!
Krejt jeta e tyre është ”e poshtër”, e vështirë, e mërzitshme dhe e “vuajtur”, është për shkak se këta politikanat në Kosovë faktorin njeri dhe komb e konsiderojnë grimcë në lavaman veç me ua fuzat ujin, e dashnin mes njerëzve e kanë harrue moti, e kanë gozhdue në zemër dhe në duar!
Duhet me pas pak dinjitet sa për ilaç,ama nuk duhet me pas dashnin pa kufi për të gjithë pederrat e Amerikës dhe për atë Presidentin Tramp që edhe vet Amerikanët i brohorisin sot në sy, “VOTE HIM OUT”. Duhet me pas dashni sa për ilaç, ama nuk duhet burri mu kall, e me lanë met duke dhuru dashni për të gjithë Amerikanët.( Këta po harrojnë se edhe në Amerikë çkas ka).
Në Kosovë njerëzit kaq pak e duan njëri-tjetrin. Me ju thanë mytnu për Amerikë se di a sprovohen. Se kam provu por po e shoh që neve janë duke na sakatue Grenellat e Trampat me lojalat tanë.
Jetën e bën burg dhe ferr mungesa e dashnisë.
Vuajtjet fallso e këtyre helaqeve vjen nga mungesa e dashnisë për atdheun e tyre.
Shpirti dhe mendja e tyre janë sëmurë gjithë sepse hon e donë kan jetue pa dashni. Dashnia për atdheun nuk vidhet,ajo lind dhe kultivohet bashkë me rriten tënde.
Shqiptari për shqiptarin gjithë sa ka jetë mbetet ”ujk”; i pabesë,i poshtër,xheloz,lakmitar,rival,armik,tradhtar,
kriminel,shpihun,gomar, bojaxhi, e me bisht.
Kur nuk ka njerzillëk dhe dashni njerëzore ndaj atdheut, nuk ka as moral, se morali vjen nga mirësia, e mirësia vjen nga dashnia.
Askush-askend nuk ka qejf me pa më mirë se veten, prandaj askush-askujt nuk ia pranon vlerat. Ia pranon nganjëherë, por pa ia gjetur një behane nuk lë.
Njeriu për nga natyra nuk qetësohet pa mëkatuar. Por këta politikanët “tanë”,mëkatin e ushtrojnë çdo ditë.
S’ka njeri që nuk mëkaton (me gojë) së paku një herë në ditë.
Sapo ta kthen shpinën shoqja më e mirë, pa e “lëshu”,një fjalë për ty nuk e lë.
Nuk qetësohet shqiptari pa mëkatuar.
Prandaj, Zoti e krijoi Ferrin.
Është gjynah për “doktorrantin”, i cili në emër të dashnisë për Kosovën, po i bënë të gjitha mashtrimet, të gjitha rrenat dhe po merr hygjym “me emër”,e gracka në jetë, për me i’u numru, për marre, që edhe kur të vdes,me u kujtue mashtrues e sahanlpirës,se si qaj Liqeni i Ujmanit,dikur e ka pas emrin shqip,e për hatër të Trampit dhe Amerikës po dakordohet me serb,për me Trampais shqipen tonë .
Ne po mashtrohemi dhe po tradhtohemi nga ata që nuk u besojmë, por po mashtrohemi dhe zhgënjehemi e po thyhemi shpirtërisht edhe prej atyre njerëzve që u besojmë.
Kurr s’ka qenë adet me na thye shpirtërisht ai që nuk e duam dhe nuk e besojmë.
Por sot gjeta, e lexova qindra fjalë ”hyjnore”, nëpër portalet e Kosovës, nga njerëz të ultë, të pamoralshëm, nga njerëz që të shkelin në fyt, ta shkatërrojnë jetën, njerëz që jetojnë prej rrenave, prej mashtrimeve, nga ata që mbijetojnë duke mëkatuar.
Dashnia për Kosovën sot ta zë frymën.
Njerëzit mund t’i mashtrosh me urime siç po bënë Tramp në fjalimet e tij bombastike dhe po thur fjalime të zjarrta, e po shfaq dashni të rreme për popujt e vuajtur, por bash Ai Trampi që nuk duhet me rrejt (Zoti) është kah e sheh se si flet për paqe, ndërsa çdo ditë të jetës (deri te dita e mëkatimit ) bën luftë, krijon konflikte, rren, mashtron, i idhnon njerëzit, i sëmurë dhe i vret me urrejtjen e tij.
Unë nuk besoj,nuk jetojë në iluzione që lahen mëkatet, por as nuk shpresojë që egziston dita e vitit që thuhet se: i fshin të gjitha mëkatet e vitit.
Nuk fshihen mëkatet me asgjë. Dhe, me asgjë nuk fshihen mëkatet. Këtë dijeni…Mëkati fshihet vetëm duke e paguar me vuajtje personale mëkatin që e ke bërë.
Avdullah mos shit mend. Kosova është e larë me gjakë në çdo centimeter të saj.Tramp mos shit mend. Amerika nuk të lejon me mëkatuar as me Kosovë, as me Serbi.Mos u shtir si një njeri i shenjtë. Mos e rrej Zotin!
Kosova ka derdh gjak. Jo në territorin e Serbisë por në territorin e vet Kosovës.
Sot lutu për vete. Me veten ke problem.
Kosova është mësuar me probleme sepse gjithëmon keni gjetë politikana të shitur me i arritë marrveshjet e juaj të mëkatit.
Për asnjë milimetër nuk krahasohesh me George W Bush dhe Bill Klintonin andaj ti je përqarës dhe pikë.
Uro veten që të bëhesh njeri i ndershëm,njeri i zotit dhe njeri i tokës. Uro vetën që dollarët e tu mos të kthehen përmbys.
Sepse
I vetmi sukses i njeriut mbi këtë tokë është të jetë i ndershëm.Asgjë më shumë.
P.S.
Sot mu dhimbt Cali, e kam njohur në luftë !
Një kali i tërbuar i kishte pas rrok përpara kur është bartur i plagosur Korabi në Koliq. U pata ndihmuar shumë me tre ushtar të UÇK, plaga e Korabit ishte e thellë por kur donë zoti me pas ymër,mbijeton. Atëherë në prill të 1999,Cali ishte krenaria .
Nuk i dua dyftyrshat edhe pse sot po shoh shumë dyfytyrësi. Shumë njerëz të poshtër që e shfrytëzojnë një bela.
Gjithë kjo dyfytyrësi në FB është e rëndë .
Shqiptar jemi dreqi ta hajë!
Sot shqiptaria po më duket 10 milionë banorë.
Tani në modë është urrejtja dhe keqpërdorimi i UÇK , për përfitime personale.
Te shumca e shqiptarëve gjithçka është modë dhe trend. Veç me poshtrue…
Ëndrrojë Bashkimin me folë krejt njëjtë.
Unë mendojë që ushtarët ishin mbrojtësit e atdheut,pragut të shtëpis dhe faktorit njeri që vritej nga serbo-çetnikët pamëshirshëm në kohën e luftës.
Ai i cili ka mëkatuar është mashtruar.
Shumë shpejt, kur mashtruesit ta shohin se ”Zoti nuk po shfaqet sheshit”, të njejtit do të lypin shpëtim dikah tjetër, gjithkah, përveç aty ku duhet, te vetvetja,shpëtim nuk ka!