Ballina Aktualitet Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

 

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë është shtyrë për në datën 2 Tetor.

E parashikuar të mbahej këtë të premte, kjo mbledhje do të zhvillohet një javë më vonë.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri kosovar Avdullah Hoti, i cili ka sqaruar se shkak është bërë mbledhja e Parlamentit të Kosovës këtë të premte.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falenderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka njoftuar Kryeministri Hoti në Facebook.