E vërteta e Dardanisë, nuk shtrembërohet me fyerje
Nga MSc. Adem Lushaj, drejtor i “Shoqata e Intelektualve të Pavarur” në Deçan
“Dardania-antika, mesjeta” është libri më i ri i historianit tashmë të njohur, Jusuf Buxhovi, libër që po shpërndahet nëpër të gjitha bibliotekat e Republikës së Kosovës. Mirëpo, botimi i këtij libri nuk është mirëpritur nga të gjitha qarqet. Nuk është mirëpritur nga qarqet serbe, sikurse edhe nga disa historian shqiptar, me gjasë të hidhëruar që nuk kanë dijen dhe guximin e Buxhovit. Ekzemplarë të këtij libri, i janë dhuruar edhe “Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur” me seli në Deçan, gjë që i jemi mirënjohës autorit dhe botuesit, për këtë thesar të dhuruar. Ne, nuk do jemi ata që do lëshohemi në vlerësimin e faktografisë historike, ngase autori është garanca më e mirë e së vërtetës të paraqitur në këtë libër dhe librat tjerë. Por, si drejtor i Shoqatës, do shprehë mirënjohjen më të lartë për punën shumëvjeçare të veprimtarit tonë të palodhshëm, njëriut që ka guximin ta thotë të vërtetën dhe të përballet me të tjerët që devijojnë nga e vërteta historike.
“Shoqata e Intelektualëve të Pavarur” i jep mbështetje dhe është mirënjohës për punën që bën profesor Buxhovi, në zbardhjen e së vërtetës historike, duke demantuar me fakte historiografinë e falsifikuar të historianëve serb, por edhe të institucioneve tjera shkencore të Serbisë. Pluhuri që ngritet nga Beogradi, apo edhe miqtë e tyre shqiptarë, nuk do mund ta zbehin, e as ta ndalin punën në nxjerrjen e librave të tjerë, në zbardhjen e historisë sonë, që nga pellazgët, e deri më ditët e sotme. Edhe atëherë kur Kosova ishte nën presionin dhe terrorin shtetëror të regjimit millosheviçian, historiani Jusuf Buxhovi, kishte guxuar ta thotë të vërtetën e historike dhe nuk ishte dorëzuar as nënshtruar nga politika e dhunshme serbo-sllave. Duhet kujtuar vitet e ’90-ta, kur Presidenti Ibrahim Rugova, i kishte besuar Buxhovit që të përballet me historianët serb, në çdo tryezë që kishin. Edhe sot, Buxhovi, njëherë me vëllimet e tij, Kosova, pastaj me librin “Maqedonia-nga antika deri nw ditwt e sotme”, e tash edhe me “Dardania-antika, mesjeta”, tregon guximin intelektual dhe profesional, e mbi të gjitha atdhetar, në zbardhjen e së vërtetës së historiografisë sonë dhe të rrugëtimit për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës. Guximi intelektual dhe profesional i Buxhovit, duhet të jetë shtytës edhe për intelektualët dhe historianët tjerë shqiptar, si në Kosovë, Shqipëri, apo në trojet tjera shqiptare. Deçanasit, më së miri e dijnë se çfarë do thotë të shtrembërohet e vërteta, ngase një shtrembërim të historisë, e kemi edhe me rastin e manastirit të Deçanit. Historigrafia e këtij manastiri, histori që botërisht dihet se është e shtremëruar, po bën që Deçani të pëson humbje të mëdha në zhvillim, pasi që ky manastir “ortodoks”,ështëbërë pengesë duke u thirrë në historinë e rremë. Këtë shtrembërim historik nuk e fshehë Jusuf Buxhovi, i cili ka dal hapur kundër qëndrimeve politike e favorizuese ndaj manastirit-Serbisë, e që janë në dëm të popullatës së Deçanit. Njëjtë si Buxhovi, duhet të deklarohen edhe njerëzit tjerë të shkencës, sikurse edhe ata të politikës, e jo të bien pre e mashtrimeve serbo-sllave.
Profesor Buxhovi! Është nder dhe pasuri e çmuar, kur të botoni, e nuk ndali në asnjë periudhë kohore, e që vazhdoni me punën tuaj hulumtuese dhe atdhetare, në zbardhje të së vërtetës dhe kundërshtimeve të falsifikuara të historianëve dhe akademikëve serb.