Ballina Aktualitet Shkencëtari i Oksfordit: Mos i terrorizoni njerëzit, jo çdo kollë dhe temperaturë...

Shkencëtari i Oksfordit: Mos i terrorizoni njerëzit, jo çdo kollë dhe temperaturë këtë sezon është Covid

 

Është normale që në shtator të ketë viroza që shkaktojnë kollë, ftohje, por po krijohet një kaos në Britani sepse njerëzit janë të terrorizuar nga Covid dhe mendojnë se çdo simptomë e tyre apo e fëmijëve është Covid.

Këtë thotë shkencëtari britanik Carl Heneghan i cili shton se ndihet i zhgënjyer nga paniku që po përhapet jo vetëm në Britani për shkak të koronavirusit. Gjatë një takimi me deputetët britanikë, ai këmbënguli se kolla dhe ftohjet kryesisht tek fëmijët që kthehen në shkolla janë normale këtë periudhë dhe bëhen më të zakonshme gjatë dimrit.

Ai shpreh qëndrimin kundër mesazheve të qeverisë britanike që paralajmëron me izolim dhe pasojat vdekjeprurëse të Covid, duke thënë se i ka lënë njerëzit të frikësuar dhe në terror.  Sipas tij, ka pasur një rritje prej 50 % të raporteve nga mjekët e familjes që kanë vizituar pacientë me infeksione që kanë të njëjtat simptoma si koronavirusi.

Ai u kërkon qytetarëve të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos turren për të bërë testin e duke pritur në radhë, pasi kolla, ftohja dhe gripi do të jenë prezente gjatë gjithë dimrit, dhe do ketë edhe viktima, disa nga Covid e të tjerë jo.

Profesor Heneghan thotë:

Një sëmundje me kollitje normalisht nuk do të konsiderohej një epidemi derisa mjekët të shihnin 400 raste simptomatike për 100,000 – shumë më të larta se normat e Covid-19.

Skema me kuponë me ulje çmimesh në restorante do të rrisë numrin e të infektuarve, ky është vendim i gabuar i qeverisë.

Shtimi i testimeve nuk është se po zbulon më shumë të infektuar, më shumë po zbulohen raste përmes kontakteve sesa ata që shkojnë dhe testohen direkt.

Vendit i duhet një strategji për të dalë nga situata, baza duhet të jetë shkencore. Masat duhen respektuar.

Aktualisht ka kaos sepse fëmijët po përjetojnë simptoma që janë të ngjashme, por nuk janë të Covid.

Rastet me koronavirusi po rriten tani sepse fëmijët po kthehen në shkollë dhe kanë kontakte me të tjerët çdo ditë.

Kjo do të ndodhte pavarësisht nga shpërthimi i Covid-19.