Bota jonë ka lindur 233 milion vjet më parë. Para kësaj date kishte ndodhur një zhdukje masive e çdo gjallese, dhe shkaku ka qënë një shpërthim vullkanik. Në këtë konkluzion ka arritur një ekip kërkimor që studimin e kanë publikuar në revistën ndërkombëtare Science Advances. Studimi në fjalë është rezultat i një pune dhjetëvjecare, me analiza të detajuara gjeologjike dhe paleontologjike.
Sipas njërit prej profesorëve, në një epokë shumë të largët, në tokë u verifikua një shpërthim vullkanik me përmasa të jashtëzakonshme që prodhoi rreth një milion kilometër kub magmë, duke çliruar në atmosferë sasira ektreme të gazrave serë dhe anidrid karboni që cuan në një ngrohje globale. Kjo e fundit shkaktoi edhe një rrritje massive të rreshjeve që zgjati jo pak por rreth një milion vite.
Por kjo zhdukje masive primordial ka patur efektet e saj positive, pasi në tokë u shfaqën me shpejtësi grupe të reja gjallesash, më të sofistikuara, ndër to edhe dinosaurët, duke kontribuar në lindjen e ekosistemeve të reja.
Gjatë viteve të fundit, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë 5 zhdukje massive gjatë historisë së Tokës, që përvec se evente katastrofike dhe shkatërruese, kanë sjellë edhe rinovim të jetës.