Ballina Shëndet Produktet e duhanit me ngrohje, më pak ndikim negativ në mjedis

Produktet e duhanit me ngrohje, më pak ndikim negativ në mjedis

 

Studiuesit, shkencëtarët, profesionistët e kujdesit shëndetësor, qeveria, industria dhe media duhet të bashkojnë forcat dhe të bazojnë punën e tyre në provat shkencore të produkteve me tym, si cigaret tradicionale dhe alternativave pa djegie dhe me ngrohje dhe të kuptojnë ndryshimin midis tyre.

Kjo ishte fokusi kryesor i Open Science, një përditësim shkencor i Philip Morris International (PMI) i paraqitur online më 15 shtator, për të nxjerrë në pah ndryshimin thelbësor midis tymit të cigares dhe produkteve të duhanit me ngrohje.

PMI, me sistemin e ngrohjes së duhanit nën markën IQOS, është e pranishme në 55 tregje në të gjithë botën. Pajisjet inovative përdoren nga 15-milion duhanpirës në këto tregje; mbi një milion përdorues kanë lënë plotësisht cigaren konvencionale.

Qëllimi i PMI-së është të udhëheqë shkencërisht rrugën për një botë pa tym.

“Studimet shkencore kanë treguar se ndërsa temperatura e duhanit rritet, nivelet e përbërësve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm gjithashtu rriten. Duke eleminuar djegien, ne ulim ndjeshëm nivelet e përgjithshme të përbërësve të dëmshëm. Në aerosolin e sistemit të duhanit me ngrohje, nivelet e përbërësve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm ulen mesatarisht me 90-95% krahasuar me tymin e cigares ”, thotë Tom McGrath shefi i Professional Channels. Ai shpjegon se eliminimi i djegies është baza themelore e parimit ngrohje dhe jo djegie.

McGrath ka studiuar zhvillimin e alternativave pa tym duhani në 10 vitet e fundit.

Dr. Catherine Goujon, Menaxhere e Kërkimeve Kimike në Analytical Development and Application (ADA) thotë se tymi i duhanit është një burim kryesor i ndotjes së mjedisit. Në mënyrë të ngjashme, emetimet nga aerosolet nga konsumatorët e rritur do të jenë burimi kryesor i ndotjes nga produktet pa tym. Por sipas një studimi nga ADA, ndërsa kjo nuk është pa rreziqe, nuk ndikon negativisht në cilësinë e ajrit të brendshëm.

Kjo u mbështet nga Dr. Maurice Smith, Këshilltar i Lartë Shkencor në PMI.

“Një studim i kohëve të fundit nga Italia, duke krahasuar ndotjen e ambienteve të brendshme nga Glo, IQOS dhe Juul, me cigaret tradicionale me djegie, zbuloi dallime të mëdha, me IQOS që ka emetime më të ulta për të gjithë fraksionet e monitoruar të grimcave,” thotë Smith.

Provat shkencore të prezantuara gjatë eventit, pasojnë autorizimin e mëparshëm të Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për IQOS, si një produkt me risk të modifikuar.