Ballina ED/OP Ky vit nuk është si vitet e kaluara, të shpresojmë pa pandemi...

Ky vit nuk është si vitet e kaluara, të shpresojmë pa pandemi vitet e ardhshme – Nga Kosovare GJEVUKAJ-Psikologe

 

Lidhur me fillimin e Vitit të shkollor, këtë vit me rregulla ndryshe se herave tjera pohon.-Koha e shumë pritur për shumë fëmijë të cilëve ju mungonte shkolla dhe pëshpërima e vazhdueshme tingëlluese e “normailtetit “po fillon .Kur them normalitetit duhet të kuptohet se aty qëndron problemi .
Fëmijët duhet të jenë të vetëdijshëm si të mbrohen dhe të informohen për virusin në fjalë, gjithmonë pa kërcënime dhe pa e dëmtuar shëndetit mendor të tyre.
Ky vit nuk do të jetë si vitet e kaluara dhe shpresojmë, që mos jetë si vitet e ardhshme, por për një moment të harrojmë të kaluarën dhe të pauzojmë së menduari për të ardhmen të jetojmë të sotmen e të mbrojmë jetët tona dhe të gjithë atyre rreth nesh,e sidomos te kujdesemi te gjithe se bashku per shkollaret tane.Ti mbrojme ata se e mbrojme keshtu te ardhmen tonë.