“Fjalët kanë marrë fund, tashmë është koha për të vepruar”. Pas zjarrit që ra në kampin e refugjatëve në ishullin Lesbos, Greqia u ka kërkuar vendeve europiane që të lëvizin nga fjalët e solidaritetit, por të bëjnë vepra reale pasi shteti helen po vuan që t’u gjejë strehë mijëra emigrantëve që kanë mbetur pa banesë.
Deklarata u bë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një samiti mes vendeve të Mesdheut. Fjalët e tij janë mbështetur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka kërkuar përgjegjësi më të madhe mes Bashkimit Europian.
Franca, Gjermania dhe Holanda kanë ofruar që të marrin disa emigrantë. Në kampin e Morias në Lesbos jetonin rreth 13 mijë njerëz.
Për natën e tretë rresht, familjet të tëra po flenë në rrugë, fusha, parkime makinash madje edhe në varreza. Qeveria greke ka deklaruar se do ditë të tëra që të sigurojë akomodim për ta.
Pranë kampit, banorët vendas ndaluan organizatat e bamirësisë që të dërgonin ndihma në zonë dhe të ishin kundër ndërtimit të tendave të reja.