Ballina Aktualitet Cili është vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID-19?

Cili është vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID-19?

 

India është një nga vendet më të prekura nga COVID-19, ku sot renditet në vendin e dytë në rang global. Sipas të dhënave mësohet se India ka kaluar dhe Brazilin për sa i përket personave të infektuar me koronavirus.

Në vendin e parë me 6,460,421 ndodhet SHBA, ku fill pas saj vjen India 4,208,645 të infektuar. Në vendin e tretë është Brazili me 4,137,606 pasi ditët e fundit situata në këtë shtet duket më e qetë.

Nga ana tjetër India në 24 orët e fundit ka regjistruar mbi 6,083 raste dhe që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 71,711 persona. Ndërkohë, në të gjithë botën deri tani janë konfirmuar 27,306,460 të prekur me COVID dhe kanë humbur jetën 887,681 qytetarë.