Ballina ED/OP Njohja e Kosovës nga Izraeili një sihariq tepër i mirë –...

Njohja e Kosovës nga Izraeili një sihariq tepër i mirë – Nga Mehmet PRISHTINA, Kosovë

 

Njohja e Kosovës nga Izraeili është një sihariq i mirë dhe vjen mu në kohën kur, të dy popujt – shqiptarët dhe hebrenjtë kanë nevojë më shumë për njeri tjetrin në rinjohjen e vlerave reciproke.
Kjo njohje ka rëndësi strategjike për Kosovën, jo vetëm për faktin se vendi ynë po konfirmohet me të gjitha kapacitetet e veta shtendërtuese në ruajtjen e paqes globale, por edhe për vet perspektivën e saj në krijimin e urave të reja bashkpuninimi në mes të dy popujve të lashtë.
Shpresoj që kjo njohje që vjen nga Izraeli mik, do të hap shumë shanse për zhvillimin ekonomik e industrial të Kosovës, duke thithur jo vetëm investime të vlefshme, por duke përfituar edhe nga përvoja e profesionistëve të fushave të ndryshme të Izraelit, të cilët do të mund të jenë një mbështetje e madhe për universitetet dhe qendrat tona hulumtuese.
Uroj që miqësia e Kosovës me Izraelin të jetë e amshueshme, dhe të jetë e rrënjosur thellë në përvojat kolosale nga e kaluara kur shqiptarët treguan sens njerëzor ndaj vuajtjeve të hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nje falenderim i veqant per forcimin e lidhjeve miqesore me popullin mik te izraelit shkon per studiuesin e palodhur,drejtorin e ITSHKSH
Dr. Skender Asani.

Zoti e bekoft Izraelin dhe popullin e tij fisnik!