Ballina Aktualitet Sesioni i ri parlamentar fillon më 7 Shtator

Sesioni i ri parlamentar fillon më 7 Shtator

 

Pas ndërprerjes 1 mujore për shkak të mbylljes së sezonit, Parlamenti do të fillojë punimet javën e ardhshme.

Sesioni i ri parlametar do të nisë të hënën më 7 Shtator në orën 17:00. Lajmi është konfirmuar nga administrata e Kuvendit.

Gjatë kësaj seance do të miratohet kalendari i punimeve të kuvendit për periudhën 7 Shtator – 25 Shtator 2020 dhe 7 Shtator – 16 Tetor.

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020.

2.Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim.

3.Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 Shtator – 16 Tetor 2020.

4.Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 Shtator 2020.