Ballina Shëndet Dy kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri i...

Dy kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri i mëlçisë

 

Ekspertët shprehen se pirja e dy filxhanëve kafe në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga kanceri i mëlçisë me 46 përqind.

Gjithashtu ata zbuluan se konsumimi i dy ose tre kafe në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e një personi për t’u prekur nga sëmundjet me 38 përqind.

Kur një person rrit konsumin e tij në katër ose më shumë kafe në ditë, ulja e rrezikut është 41 përqind.

Studiuesit bënë të ditur se evropianët konsumojnë mesatarisht dy kafe në ditë, shifër kjo e njëjtë si në Amerikën e Jugut dhe ata që jetojnë në Australi dhe Zelandën e Re.

Individët që jetojnë në Amerikën e Veriut dhe atë Qendrore konsumojnë vetëm një kafe në ditë, ndërsa njerëzit që jetojnë në Skandinavi konsumojnë mesatarisht katër kafe në ditë.

Studiuesit pretendojnë se qeveritë në të gjithë botën duhet të promovojnë konsumin e kafesë, si një mënyrë për të ulur rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Ekspertët thanë që hulumtimi i mëtejshëm mbi lidhjet midis kafesë dhe mëlçisë është i nevojshëm.