Me datën, 17 gusht 2020 në Republikën e Rheinland Pfalz-Gjermani filloi Viti i Ri shkollor.Të gjithë kolegëve te mi uroi lodhje te kendshme kurse nxënësve suksese në mësime. N.Lulaj
Zilja e shkollës
Prapë na gëzoi cingërrima e ziles kaq shumë.
Dritë, gaze hare po lëshon gjithë shkolla
Me nxënës e nxënëse oborri na u mbush
Shpresa të reja paska nëpër kthesa të forta
Nepër korridore zëra të gëzuar jehojnë
Hapa take e përshëndetje rinore derdhen
Prapë u zgjuan muret nga gjumi veror
Iku heshtja e shkolla na bashkoi si në çerdhe
Nëpër klasë bankat vihen çantat me libra
Të gëzuar hidhen mes gëzimit e valles
Na u kthyen bletarët që u bashkon dija
Dhe qeshin si në flatrojnë pëllumbat e Paqes
Dërrasa e zezë krenarisht rri në ballë
Është e përmalluar n mgaungesa e fëmijeve
Po filloni e shkruani, fëmijë të mbarë
Se jam kaq e etur për shkronjat shqipe
Mësuesi sheh fytyrat të qeshura me dashuri
Uron mirseardhjen krushqve të diturisë.
Ju thotë Ditari se është befasuar këtë vit
Nota të shkëlqyeshme rubrikat me i qëndisë.