Ballina Sport Bayern fiton Champions League

Bayern fiton Champions League

 

Bayern fiton për herë të 6- të Champions League. Gjermanët mposhtën me rezultatin 1-0 Paris Saint-Germain në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.

Ishte një francez që shënoi golin e vetëm të takimit. Kingsley Coman futi topin në katërkëndëshin e mbrojtur prej Keilor Navas në minutën e 59. Kaq mjaftoi dhe gjermanët arritën të mbanin nën kontroll pjesën e mbetur të sfidës.

Asnjë prej zëvendësimeve të Thomas Tuchel nuk solli ndryshimin. Bayern fiton një tjetër edicion të Champions League dhe pason Liverpool-in që e fituan kompeticionin vitin e kaluar.

Mbyllet në këtë mënyrë një prej edicioneve më të pazakonta të Champions League. Ndikuar edhe nga pandemia, futbolli u ndal për disa muaj, në këtë mënyrë edhe Champions League. Skuadrat e mbetura në kompeticion i zhvilluan ndeshjet në Portugali.

Pjesa e parë mes PSG-së dhe Bayern Munich u mbyll në barazim pa gola, megjithatë emocionet që dhuruan skuadrat ishin të mëdha.

Francezët kanë qenë më shumë kërkues me Mbappe dhe Neymar që kërcënuan disa herë katërkëndëshin e mbrojtur nga Neuer. Mirëpo portieri gjerman ishte në formë duke u mohuar atyre golat.

Bayern rrezikoi disa herë me Robert Leëandoëski-n, por edhe portieri i PSG-së ishte në formë, duke pritur një goditje me kokë të polakut, ndërsa një goditje tjetër u ndal nga shtylla.

Në fund të pjesës së parë të dyja skuadrat patën raste për shënim. Mbappe humbi një rast të pastër.