Ballina Sport Conte drejt largimit nga Inter pas humbjes

Conte drejt largimit nga Inter pas humbjes

 

“Disa situata nuk më pëlqejnë, ka një kufi për gjithçka”

Kanë lënë pak hapësirë për interpretim fjalët e Antonio Kontes pas finales së humbur të Europa League. E vështirë se do të qëndrojë ende në pankinën e Interit edhe sezonin e ardhshëm.

Vendimi do të merret në ditët në vijim, sepse siç e tha edhe vetë trajneri pas ndeshjes, për të ardhmen duhet të mendojë me qetësi.

“Ka vizione të ndryshme. Nuk më kanë pëlqyer disa situata në klub dhe gjithçka ka një limit. Falenderoj gjithsesi ata që më dhanë mundësinë të drejtoja Interin sepse ia vlejti. I përshëndes të gjithë”.

Ndryshe nga deklaratat e forta të pak javëve më parë, Conte ishte më i përmbajtur, por sërish nuk munguan shigjetimet.

“Do të takohemi pas disa ditësh në Milano dhe do të marrim vendimin më të mirë për Interin, me apo pa mua. Nuk ka hakmarrje apo urrejtje me drejtuesit, por thjesht vizione të ndryshme. Ky sezon ishte shumë i vështirë dhe kishte situata që nuk më pëlqyen. Ka një kufi për gjithçka. Unë duhet të kuptoj nëse përparësia ime është futbolli apo familja ime”.

Mediat italiane kanë nisur të flasin menjëherë për pasuesin e tij duke përmendur Masimiliano Aleggrin.

Në faqet e para të shtypit në Itali e bëjnë thuajse të kryer largimin e Conte, ndërsa nuk mungojnë elozhet për Sevillan që tregoi edhe njëherë se nuk gabon në finale të këtij kompeticioni. Gjashtë trofe të fituar në 14 vitet e fundit, sa disa kanë vendosur ta quajnë Sevilla Europa League.