Ballina Rajoni Rritja e çmimit të energjisë elektrike sjell protesta në Maqedoninë e Veriut

Rritja e çmimit të energjisë elektrike sjell protesta në Maqedoninë e Veriut

 

Në disa qytete të Maqedonisë së Veriut kanë nisur protestat kundër rritjes së cmimit të energjisë elektrike në kohë pandemie.

Qytetarët në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër e Kërçovë kanë marshuar në mënyrë paqësore.

Protestuesit kërkojnë shfuqizimin e rritjes së fundit të energjisë elektrike me 7,4 për qind, por krahas kësaj ata kërkojnë edhe uljen e cmimit të përgjithshëm me 46 për qind.

Qytetarët kanë paraljmëruar se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.