Ballina Rajoni Kosovë, platforma kundër lajmeve të rreme

Kosovë, platforma kundër lajmeve të rreme

 

“No fake news” është një platformë e një grupi të rinjsh që është vënë në përpjekje për parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme që lidhen me koronavirusin, duke verifikuar lajmet që lidhen me pandeminë.

Olta Abazi, një nga ideatoret e kësaj nisme thotë se sasia e prodhimit të lajmeve të rreme është shumë e lartë.

“Është diçka shumë shqetësuese jo vetëm për neve por është temë shqetësuese në krejt botën, tema e fake neës, vaksinave gjithçka çka po lidhet me COVID”, tha ajo.

Platforma “no fake news” merret me tri kategori të lajmeve, ato të rreme, të vërteta dhe pozitive dhe verifikon posaçërisht lajmet që vijnë nga media që janë ngritur në kohën e pandemisë.

“Një person ose një x organizatë e shpërndan një lajm pastaj prej mediave që kryesisht kanë lindur në kohën e virusit për me marr klikime dhe krejt ato që postohen këto media e bëjnë në mënyrë e vet e ndrojnë një titull, e ndrojnë komplet tekstin, referencat se ku është bazuar dhe krejt fokusi ynë është te mediat që kanë lindur në një peiudhë shumë të shkurtër dhe jo tek këto që janë veç të verifikuara. Kështu që si target grup i yni është ajo pjesa që kanë lindur momentalisht dhe që shpërndojnë çfarëdo që atyre ju ndihmon për të pasur klikime”, thotë Olta Abazi.

Grupi i të rinjve është pjesë e Qendrës së Kosovës për Inovacion, një organizatë që mbështet të rinjët në krijimin e platformave të ndryshme teknologjike.

Udhëheqësi i kësaj qendre, Uranik Begu, thotë se me shfaqjen e pandemisë dhe krijimin e rrethanave të reja, komuniteti i teknologjisë u përfshi në pëprjekje për të gjetur zgjidhje për problemet e kohës.

“Andaj si Qendër e Inovacionit të Kosovës organizuam menjëherë në muajin mars garën online e cila quhet Hack the Crisis e cila kishte për qëllim të sjellë në pah ato ide dhe ato zgjidhje të cilat do të zbusnin po e quaj kështu kushtimisht problemet e kohës që lidheshin me pandeminë”, tha ai.

Zoti Begu thotë se në këtë kohë u krijuan produkte dhe shërbime për të lehtësuar jetën e qytetarëve përfshirë edhe informimin e tyre të drejtë për pandeminë.

“Edhe sot vazhdon me të madhe që informacioni të jetë i pabazuar dhe ky informacion si i tillë shkakton panik dhe ky panik sigurisht sjellë veprime të gabuara të cilat mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme”, tha ai.

Besart Abazi, anëtar i bordit të organizatës “No fake news” thotë se ideja kryesore ishte shmangia e dezinformimit në kohën kur të gjithë ishin të mbyllur.

“Në kohën kur të gjithë kemi qenë në karantinë dhe ka lind si ide që të ndalen këto lajme edhe kemi krijuar një platformë online e cila është “nofakeneës.com” ku do t’i shërbejmë qytetarëve në mënyrë vullnetare për çdo lajm të cilën për ta është i dyshimtë munden të hynë në ëebsite dhe të shikojnë vet të verifikojnë lajmin sipas burimit ku e kanë marr atë lajm, sa mund të jetë i vërtetë ai lajm”, thotë ai.

Zoti Abazi thotë se kategoria e lajmeve të rreme është shumë më e lartë se sa ato të vërteta.

“Brenda kësaj platforme ka qenë ideja që fillimisht për COVID-19 por në vazhdimësi besoj që do të arrijmë të luftojmë lajmet fake ose lajme e rreme gjithmonë edhe pas kësaj situate të keqe që jemi duke e kaluar”, tha ai.

Olta Abazi tregon përmbajtjen e lajmeve të rreme që janë shpërndarë më së shumti.

“Zakonisht në fillim ka qenë si trend ajo pjesa që ky produkt ose ky medikament e eviton apo shëron virusin, në fillim ka qenë ajo pjesa me hudhër që është bërë trend në Kosovë pastaj limoni, çaji, specat e djegëst dhe plot produkte që kanë qenë tema aktuale, momentalisht është vaksina, çështja e vaksinës është një temë që është duke u shpërndarë shumë fake ndoshta vet çështja e Rusisë që doli me një deklaratë, secili shtet po mundohet të krijojë një vaksinëë kështu që kjo është tema aktuale për fake news”,tha ajo.

Aktualisht verifikimi i lajmeve të rreme në platformën “no fake news” bëhet në mënyrë manuale duke hyrë në faqe dhe gjetur burimet e informacionit. Krijuesit e platformës thonë se janë duke punuar që zbulimi i lajmeve të rreme në të ardhmen të bëhet në mënyrë automatike duke përdorur teknologjinë dhe të njëjtat të paraqiten në polici.