Ballina Bota Franca bën të detyrueshme përdorimin e maskave edhe në ambientet e hapura

Franca bën të detyrueshme përdorimin e maskave edhe në ambientet e hapura

 

utoritetet franceze kanë njoftuar se përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm edhe në ambientet e hapura të populluara duke filluara nga sot për të shmangur rritjen e nivelit të infeksioneve të reja.

Urdhëri vlen për njerëzit e moshës mbi 11 vjeç e lartë, në zonat e populluara të Parisit, përgjatë brigjeve të lumit Seine dhe kanalit Saint Martin, si dhe në tregjet e hapur dhe vende të tjera ku distancimi social është i vështirë.

Ky urdhër do të mbetet në fuqi për një muaj, njoftoi prefektura e Parisit.

Shkalla e pozitivitetit në Paris qëndron në 2.4% krahasuar me një mesatare kombëtare prej 1.6%.

Masat kufizuese ngadalësuan shkallën e infeksionit në shumë vende europiane, por pas lehtësimit të masave është vënë re një shpërthim i vatrave të reja.

Franca ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskës në hapësirat publike të mbyllura, siç janë dyqanet dhe bankat që nga data 21 korrik.

Numri i rasteve të reja me koronavirus ishte 2,288 të premten, duke shënuar kështu shifrën më të lartë që nga momenti i hapjes./Reuters