Ballina Sport Përcaktohen çerekfinalistët e Europa League

Përcaktohen çerekfinalistët e Europa League

 

Sevilla u kualifikua në çerekfinalet e Europa Laegue ku do të përballet me Wolverhampton. Skuadra spanjolle eliminoi Roma falë fitores 2 – 0 në sfidën e vetme e luajtur në fushë neutrale, për shkak të Covid-19 që nuk lejoi të zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje.

Wolverhampton do të vijojë garën pasi mundi 1 – 0 Olympiakos e kthimit. E para ishte mbyllur në barazim 1 – 1. Bayer Leverkusen triumfoi me rezultatin 1 – 0 në takimin e dytë me Rangers.

Përballjen e parë e kishte fituar me rezultatin 3 – 1 dhe tani do të luajë në çerekfinale me Inter. Basel i Taulant Xhakës kaloi me sukses edhe takimin e dytë me Eintracht Frankfurt që përfundoi me rezultatin 1 – 0.

Skuadra zvicerane e kishte mundur edhe në sfidën e parë atë gjermane, por 3 – 0. Basel do të ketë si kundërshtar Shakhtar Donetsk. Më parë ishte vendosur edhe sfida Manchester United – Copenhagen. Takimet e fazës çerekfinale të Europa League do të luhen më 10 dhe 11 gusht.