Ballina Sport Europa League, Inter shkon në çerekfinale

Europa League, Inter shkon në çerekfinale

 

Inter u kualifikua në çerekfinalet e Europa League pas fitores 2 – 0 me Getafe. Një ndeshje e vetme në fushën neutrale të Gelshenkirshenit për shkak të Covid-19 që e ndërpreu aktivitetin për disa muaj.

Zikaltërit shënuan nga 1 gol në secilën pjesë. Lukaku zhbllokoi rezultatin në të 33’. Molina shpërdoroi një mundësi të mirë për të barazuar. Ai gaboi goditjen e 11-metërshit në minutën e 76’.

Më pas Eriksen i sapofutur në fushë realizoi golin e dytë për Inter që solli më shumë siguri. Kundërshtari i Inter do të dalë nga takimi Bayer Leverkusen – Rangers.

Më tej shkoi edhe Manchester United. Skuadra angleze kishte lënë shumë titullarë pushim, por e fitoi edhe takimin e kthimit me Lask me rezultatin 2 – 1, ndërsa në përballjen e parë e kishte mundur 5 – 0.

United do të luajë me Copenhagen që fitoi 3 – 0 me Basaksehir. Në çerekfinale kaloi edhe Shakhtar Donetsk që triumfoi po 3 – 0 me Wolfsburg. Sot do të luhen takime të tjera të Europa League.