Ballina Aktualitet GUCIA MË E MADHE SE ULQINI – ​Nga Ali DACI – Rrozhajë,...

GUCIA MË E MADHE SE ULQINI – ​Nga Ali DACI – Rrozhajë, studiues, poet, publicist, politikan

 

Zgjedhjet lokake 30 gushtit shqiptarët e Gucisë i gjejnëgrusht bashkuar, përkundër vullnetit liderve ulqinak e matrapazve DPS- it-

KoalicioniShqiptarët e Bashkuar për Guci”shëmbull ibashkimit subjekteve politike shqiptare MZ.

Në prag të Zgjedhjeve Lokale në Guci dhe atyre Parlamentare në Mal të Zi liderët lokal në Guci bënë më të mirën e mundshme- bashkimin në një listë zgjedhore, kërkesë kjo jetike e popullit shqiptar.

Duke uruar liderët e partive shqiptare për unifikimin e Listës Zgjedhore arrijmë në një përfundim se Gucia është më e madhe se Ulqini për kah vetëdija politike, kombëtare, më zemërgjërë dhe më humanë e atdhetarë.

Është për të ardhë keq kur analizon sjelljen e pamatur të liderëve qendror ulqinakë në këtë situatë të vështirë të qenuritshqiptar në këto troje etnike, për mos-logjikimin e duhur e të pamatur të situatës politike në korpusin shqiptar, pra për mos-bashkimin e Shqiptarëve në një Listë Zgjedhore. Çdo ndarje politike ndër shqiptarët etnik këtu është humbje e pakopensueshme në çdo aspekt.

Duhet pyetur politikanët ulqinak se â pak ju duket ndarja e votave nga shqiptarët e stërshitur në rradhët partisë së Gjukanoviqit?!

A thua a u desht që edhe këta votues pro-partive politike shqiptare t’i ndajnë në dy taborre pa i llogaritur shit- blerësit e votave të DPS, që tash e 20 vite seriozisht e kanë dëmtuar trupin zgjedhor të elektoratit shqiptar, e më këtë rast dëmin e ka pësuar vet shqiptari.

Po, sikur të bashkoheshim të gjithë në një një Listë Zgjedhore a thua a do të ngushohej harku i atyre që do të blejnë votuesit shqiptarë për të madhin e të pazëvendesueshmin e tyre, MGJ. A do të kishin fytyrë të propagandonin kundër subjekteve politike shqiptare?

Them që nja 25 % më pak do të kishin dëmtuar elektoratin shqiptar sikur politikbërësit ulqinakë t’i bashkoheshin Listës së Shumicës.

Vet ndarja në dy tabore na bënë të qartë se këta prijës nuk e duan unitetin e elektoratit e trupin unik votues shqiptar, sepse nuk dalin dot nga uni i vet, për shkak se vuajnë nga sëmundjet e karrierizmit, egoizmit dhe si gjithmonë bajraktarizmit.

Qerrja që ka dy biga nuk shkon drejt rrugës së kërkuar.

Me daljen e përbashkët të shqiptarëve të Gucisë në Zgjedhjet Lokale në një Listë të Vetme, arrihet unifikimi i votuesit shqiptarë që të votoj për bijat e bijtë e saj më të zgjedhur, pavarsisht ngjyrimit politik. Kështu ata do të kenë shumë të qartë bashkimin e votës shqiptare për të mirën e vet. Duke qenë unik ata do të jenë edhe faktor më ndikim në komunën e Gucisë dhe shtyllë e fortë e realizimit të kërkesave jetike, ekonomike e politike të tyre.