Ballina Aktualitet Google Doodle promovon vënien e maskës dhe distancimin social

Google Doodle promovon vënien e maskës dhe distancimin social

Google hyn në çështjen e ditës, COVID-19, duke promovuar një “Google Doodle” për të theksuar rëndësinë e vënies së maskës. Faqja gjigantit të kërkimit po shfaq një ‘doodle’, ku çdo shkronjë bën pjesën e saj, duke ndjekur udhëzimet e Centers for Disease Control and Prevention (CDC).

Në këtë “doodle”, shkronjat e Google mbajnë maska me ngjyra. Pastaj, befas, u dalin këmbët dhe largohen njëra nga tjetra për të treguar përpjekjen e tyre për të respektuar distancimin social. Shkronja “e” dërgon një zemër emoji në ajër, në përputhje me udhëzimet e CDC, si një akt dashurie ndaj shkronjave-miq të tjerë.

Duke klikuar tek animacioni, ju shkoni te faqja për parandalimin e COVID-19 të Google, ku mund të gjeni këshillat e fundit për t’u mbrojtur. Google përdor edhe platforma të tjera për të shpërndarë këtë mesazh, mes të cilave YouTube dhe Google Maps.

Ndër të tjera një PSA* (Public Service Announcement) në YouTube u kujton njerëzve që vënia e maskave është një mënyrë e thjeshtë që mund të reduktojë përhapjen e COVID-19 deri në 80 për qind të rasteve. Mesazhi i saj është: Bëje për ata. Bëje për vete. Bëje për të gjithë ne. (“Do it for them. Do it for you. Do it for all of us.”)

*Public Service Announcement (PSA) është një mesazh me interes publik i cili shpërndahet falas, me synimin për të ndërgjegjësuar dhe për të ndryshuar veprimet dhe sjelljet e opinionit publik ndaj një çështje sociale.

Burimi: CNN