Ballina Shëndet Shtimi në peshë – Si ndikon mosha tek rritja e oreksit dhe...

Shtimi në peshë – Si ndikon mosha tek rritja e oreksit dhe çfarë duhet të bëni

 

AgroWeb.org ju këshillon konsumimin e sa më shumë frutave dhe perimeve në rregjimin tuaj ushqimor për të ruajtur një peshë të shëndetshme trupore dhe për të evituar shtimin e tepërt të saj.

Marrëdhënia e njeriut me ushqimin është e komplikuar.

Ajo influencohet nga kostot, disponibiliteti por edhe shoqëria.

Oreksi ose dëshira për ushqim, është një nga elementët që njerëzit kanë të përbashkët me njëri tjetrin.

Uria, është mënyra e trupit për të treguar se dëshiron ushqim.

Por ndonjëherë, njeriu ka tendencën të ushqehet më tepër, pavarësisht se uria mund të jetë shuar.

Ushqyerja e tepërt mund të nxitet edhe nga aromat, reklamat, ambienti që na rrethon dhe moshatarët.

Uria nuk është diçka fikse.

Ajo ndryshon me kalimin e moshës.

Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org oreksi ka shtatë etapa, si një mënyrë për të kuptuar elementët që nxisin njeriun ta teprojë me të ngrënët.

Etapa e parë 0-10 vjeç

Mënyra e të sjellurit në fëmijëri ka ndikim të drejtpërdrejtë në stilin e të ngrënit gjatë rritjes dhe moshës së mesme.

Një fëmijë i shëndoshë do të transformohet në një të rritur të shëndoshë.

Nëse fëmijët detyrohen të boshatisin pjatën e mbushur me ushqim, ata nuk do të jenë në gjendje të dëgjojnë zërin  e trupit dhe kësisoj kur të rriten do ta kenë më të vështirë të ndalojnë së ngrëni.

Etapa e dytë 10-20 vjeç

Mënyra se si një adoleshent e percepton ushqimin gjatë kësaj periudhe kritike do të përcaktojë shumë prej zgjedhjeve të mëtejshme në jetë.

Në këtë moshë, femrat vuajnë më shumë nga pamjaftueshmëria ushqimore.

Etapa e tretë 20-30 vjeç

Në këtë grupmoshë, masa e akumuluar dhjamore është shumë e vështirë për tu humbur.

Trupi dërgon sinjale të forta kur ka nevojë për ushqim, por sinjalet për parandalimin e ushqyerjes së tepruar janë më të dobët.

Në këtë periudhë të jetës, sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org faktorët psikologjikë dhe fiziologjikë që nxisin ushqyerjen e tepërt janë më të fortë.

Mënyra se si çdo ushqim komunikon me trurin është e ndryshme.

Yndyra nuk nxit trurin të dërgojë sinjale që njeriu të ndalojë së ngrëni.

Ushqimet me proteinë, fibër dhe ujë nga ana tjetër e kanë këtë aftësi.

Etapa e katërt  30-40 vjeç

Studimet tregojnë se stresi në këtë periudhë të jetës shkakton ndryshime thelbësore në oreks dhe zakonet e të ngrënit.

Varësia ndaj ushqimit është e parezistueshme sidomos ndaj ushqimeve me shumë kalori.

Shkencëtarët akoma nuk e kuptojnë përse kjo varësi është kaq e madhe në këtë grupmoshë që ka tendencën të shtojë më shumë në peshë.

Etapat e tjera

Mes moshës 40-50 vjeçare, njerëzit duhet të ndryshojnë stilin e të ngrënit në varësi të shëndetit.

Në këtë moshë, simptomat e sëmundjeve të qarta dhe ushqyerja duhet bërë në varësi të tyre.

Pas të pesëdhjetave, njeriu nis të humbë gradualisht masën muskulare.

Në këtë pikë, AgroWeb.org thekson se ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë thelbësore për të pakësuar ndikimin e plakjes.

Ushqimet e shëndetshme në këtë moshë janë ato me proteinë.

Pas të gjashtëdhjetave, mungesa e oreksit është gjithnjë e më e madhe dhe rënia në peshë e paevitueshme.

Ushqimi është një eksperiment social

Ndjesia e kënaqësisë nga ushqimi ndikohet edhe nga njerëzit që të rrethojnë.

Gjatë gjithë ciklit të jetës njeriu duhet të mbajë mend se ushqimi nuk është vetëm energji, por edhe një eksperiencë sociale dhe kulturore.

Në fund të ditës, të gjithë ne jemi ekspertë të ushqimit, sepse e hamë atë çdo ditë.

Sekreti qëndron në përzgjedhjen e ushqimeve të duhura që e përmirësojnë shëndetin dhe nuk e përkeqësojnë atë.