Ballina Bota Sekretari i Thesarit: Amerikanët do të marrin në gusht edhe 1200 dollarë...

Sekretari i Thesarit: Amerikanët do të marrin në gusht edhe 1200 dollarë të tjera

 

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha të shtunën se republikanët do të bëjnë publike të hënën detajet e paketës së ardhshme të ndihmës lidhur me pandeminë ndërsa siguroi se ajo kishte mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

Komentet zoti Mnuchin i bëri pas një takimi me një nga ndihmësit kryesor të presidentit, përqëndruar tek disa ndryshime të propozimit republikan prej 1 trilion dollarësh.

Zotit Mnuchin u tha gazetarëve se zgjatja e afatit të një përfitimit shtesë krahas asaj që amerikanët marrin si pagesë papunësie, ishte përparësi kryesore për zotin Trump.

Por ai tha se pagesa nga qeveria federale do të shënojë ulje në mënyrë të konsiderueshme.

Sekretari i Thesarit e quajti ndihmën e përjavshme prej 600 dollarësh “qesharake” dhe shkurajuese që njerëzit të kthehen në punë. Ai tha gjithashtu se në muajin gusht amerikanët do të marrin një çek tjetër prej 1.200 dollarësh.

Jemi të gatshëm të lëvizim shpejt“, tha zoti Mnuchin pas një takimi në Kongres me shefin në detyrë Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows. Ai tha se presidenti do ta “mbështesë” patjetër paketën republikane.

Skadimi në fund të korrikut i përfitimit të përjavshëm prej 600 dollarësh krahas pagesës që çdo amerikan merr si i papunë, shtyu republikanët të veprojnë.

Dy muaj më parë demokratët miratuan planin e tyre prej 3 trilionë dollarësh.

Shtëpia e Bardhë po vlerëson mundësinë për ta shkurtuar ndihmën shtesë në rast papunësie në 100 dollarë në javë, ndërsa republikanët e Senatit kërkuan 200 dollarë, duke arritur në një marrëveshje të përgjithshme që pagesa e papunësisë të mos jetë më shumë se 70 për qind e pagës së mëparshme të çdo punonjësi.