Ballina Bota Kryeministri britanik: Nuk e kuptuam virusin në fillim

Kryeministri britanik: Nuk e kuptuam virusin në fillim

 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pranoi se qeveria e tij nuk e ka kuptuar koronavirusin “gjatë javëve dhe muajve të parë” të shpërthimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur për BBC-në, Johnson tha se ka pasur “shumë pyetje” nëse izolimi ka nisur shumë vonë.

“Ne nuk e kuptuam [virusin] në mënyrën që do të donim, në javët dhe muajt e parë”.

“Mendoj se gjëja e vetme që nuk e pamë në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin”, tha Johnson.

Ai tha se ministrat do të mund t’i kishin bëra disa gjëra “ndryshe”.

Laburistët opozitarë e kanë akuzuar Qeverinë britanike për “keqmenaxhim” të krizës.

Sipas shifrave të qeverisë, mbi 45,000 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar gati 300,000 raste pozitive.

Vetë Johnson ka qenë i infektuar dhe është shëruar pas disa ditësh në mjekim intensiv.

Javën e kaluar, ai ka premtuar se do të kryhen hetime të pavarura të trajtimit të pandemisë, por nuk ka dhënë detaje se kur.