Ballina Bota Franca do të shpërndajë 40 milionë maska për qytetarët me të ardhura...

Franca do të shpërndajë 40 milionë maska për qytetarët me të ardhura të ulëta

 

Franca do të shpërndajë 40 milionë maska ​​për fytyrën për qytetarët më të varfër të vendit, tha ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Maskat falas dhe të ripërdorshme do t’u dërgohen “7 milionë francezëve në pragun e varfërisë”, tha Véran.

Ata që marrin ndihmë financiare nga shteti do të marrin maska, shtoi Véran, duke përmendur që maskat mund të lahen dhe të përdoren deri në 30 herë.

Përdorimi i maskës u bë i detyrueshëm në të gjitha hapësirat e brendshme publike në Francë që në fillim të javës.

Vendimi i qeverisë iu jep të drejtën oficerëve të policisë franceze që të gjobisin qytetarët me 135 euro në rast se kapen në shkelje të rregullores./CNN