Ballina Aktualitet Numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën i kalon...

Numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën i kalon 15 milionë

Paramedics and staff at the Royal Liverpool University Hospital wearing various items of PPE as the UK continues in lockdown to help curb the spread of the coronavirus. PA Photo. Picture date: Saturday April 18, 2020. See PA story HEALTH Coronavirus. Photo credit should read: Peter Byrne/PA Wire

 

Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën kaloi të mërkurën 15 milionë.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka prekur 15,016,440 njerëz.

Prej tyre, mbi 618,000 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 8.5 milionë janë shëruar.

Vendi më i goditur në botë është SHBA-ja, me mbi 3.9 milionë të infektuar dhe me mbi 142,000 viktima.

Pas saj vijnë Brazili dhe India me numër të të infektuarve dhe Brazili dhe Mbretëria e Bashkuar me numër të viktimave.

Këtë javë, Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se vaksina që ka zhvilluar ai kundër koronavirusit, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar.

Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se testimi në njerëz ka treguar se pas injektimit të vaksinës, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se hulumtuesit janë duke bërë përparim të mirë në zhvillimin e vaksinës, por ka paralajmëruar se përdorimi i saj i parë nuk mund të pritet deri në fillim të vitit 2021.