E arnuar ngadalë me arna prej letre
U shkrumbuan zhelet-leckat e harruara
Po fluturoj sipër globit me krahë ndër dete.
Pse kjo botë me kaq pabesi e ditëzjarrmuara.
Pse vallë kjo botë nuk është gjë tjetër
Vetëm mashtrim, fjalë e përçarje?
Nuk e njoh dot këtë glob për para etur
Që i merr si të vërteta gënjeshtrat sllave..
Flasin në emër të paqes në tribunë.
Burrat e globit shtrohen në tryeza.
Po e harrojnë se ka zhdukje e dhunë
Shtrëngojnë duart e bëjnë biseda..
Prehet palltoja e zezë në një varëse diku tjetër
Këmisha e rrudhur është e shqyer lecka-lecka
Si nuk mendohën si nuk kujtohen këta njerëz
Se një ditë nga shtatë pashë tokë mbin e vërteta
Speyer,15korrik 2020