Ballina Kulinari Receta e ditës/ Hasude në tavë me bajame

Receta e ditës/ Hasude në tavë me bajame

 

Përbërësit:

200 gr niseshte

100 gr gjalpë

150 gr sheqer

Një filxhan kafeje me qumësht

600 ml ujë

200 g bajame të thërrmuara

 

Përgatitja:

Si fillim hidhni në një tenxhere gjysmën e sasisë së ujit që duhet në përgatitjen e hasudesë. Shtoni aty sheqerin dhe gjalpin e shkrirë. Tenxheren vendoseni në zjarr të ngadaltë.

Në vijim, në një enë tjetër të tretni niseshtenë me pjesën tjetër të ujit. Në momentin që masa që kemi vendosur në zjarr nis të vlojë shtojmë nga pak niseshtenë e tretur duke trazuar masën në mënyrë të pandërprerë.

Përdorni një lugë druri gjatë përzierjes ose një rrahëse vezësh. Përziejeni pa ndërprerje derisa masa të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres. Në fund, shtoni edhe bajamet të cilat t’i keni thërrmuar pak me petës. Më pas, masën e kalojmë nga tenxherja në një tavë duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e saj në mënyrë të njëtrajtshme.

Në vijim, mbi hasuden që kemi vendosur në tavë hedhim qumështin dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Në disa raste, amvisat përdorin edhe një të verdhë veze të përzierë me qumështin dhe me të lyejnë sipërfaqen e hasudes. Më pas, tavën futeni në furrën e parangrohur me 200 gradë. Lëreni të piqet përreth 40 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

Hasudja shërbehet e ftohtë dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me fruta të ndryshme të freskëta por edhe të thata.