Ballina Aktualitet Para se tё rrёfehet nё Hagё, Hashim Thaҫi duhet tё rrёfehet dhe...

Para se tё rrёfehet nё Hagё, Hashim Thaҫi duhet tё rrёfehet dhe tё japё llogari para popullit dhe vendit tё vet – Nga Islam LAUKA

 

Nё dy intervistat e tij tё fundit, ish-Kёshilltari i Sigurisё Kombёtare tё Presidentit Tramp, Xhon Bolton, veҫ tё tjerash, theksoi dy elementё shumё tё rёndёsishёm qё hedhin dritё mbi tё vёrtetёn e tezёs sё shkёmbimit tё territoreve midis Kosovёs dhe Serbisё, nё kuadrin e bisedimeve pёr arritjen e marrёveshjes pёrfundimtare midis tyre.
Sё pari, kёtё ide, sipas Boltonit, e kanё sjellё nё tavolinёn e bisedimeve Aleksandёr Vuҫiҫi dhe Hashim Thaҫi. Xhon Boltoni, nga ana e tij, e ka mbёshtetur atё.
Sё dyti, marrёveshja e bazuar nё shkёmbimin e territoreve, sipas Boltonit, “ishte afёr pёr t’u arritur”.
Kur kjo marrёveshje dёshtoi, pёr shkak tё kundёrshtimit tё vendosur brenda vendit, por edhe jashtё, nё mёnyrё tё veҫantё, nga Kancelarja Merkel, Hashim Thaҫi “harroi” deklaratat e tij tё pёrsёritura pёr “kompromis tё dhimbshёm me Serbinё”, qё pёr ta arritur marrёvёshjen me Beogradin nuk duhet pёrjashtuar asnjё opsion, qё Kosova tё mos mbetet peng i “dhuratave tё Rankoviҫit”, qё rajoni dhe tё tjerёt tё mos kenё frikё nga njё marrrёveshje midis Kosovёs dhe Serbisё “edhe nёse ajo pёrfshin korrigjimin e kufijve” (Alpbach, gusht 2018).

Duket qartё se, po tё ishte ҫdo gjё nё dorё tё Hashim Thaҫit, ndarja e Kosovёs, sot do tё ishte njё realitet i dhimbshёm. Xhon Boltoni e pranon hapur se marrёveshja mbi bazёn e shkёmbimit tё territoreve ishte afёr pёrfundimit, duke nxjerrё krejtёsisht zbuluar Hashim Thaҫin. Presidenti i Kosovёs duhet t’i japё llogari popullit tё vet, pёrse e ka futur nё axhendёn e bisedimeve njё ҫёshtje qё ёshtё nё kundёrshtim tё hapur me kushtetutёn e Kosovёs dhe Deklaratёn e Pavarёsisё pёr shtet tё pavarur e sovran, brenda kufijve ekzistues. Ai duhet tё japё llogari pёrse nuk ёshtё treguar i hapur dhe i sinqertё, por pёr rreth 3 vjet, ёshtё pёrpjekur tё mashtrojё popullin e vet se, gjoja, nё prani tё tij, kurrё nuk ёshtё diskutuar pёr shkёmbimin e territoreve midis Kosovёs e Serbisё.
Para se tё rrёfehet nё Hagё, Hashim Thaҫi duhet tё rrёfehet dhe tё japё llogari para popullit dhe vendit tё vet.