Ballina Bota Francezët do të detyrohen të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura publike

Francezët do të detyrohen të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura publike

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të martën se së shpejti autoritetet do të kërkojnë që qytetarët të mbajnë maskën në fytyrë, në ambiente të mbyllura publike.

Ai tha se numri i rasteve me koronavirusin e ri ka shënuar rritje.

Komentet e tij, u bënë gjatë një interviste televizive, pasi mbikëqyri ceremoninë tradicionale ushtarake për Festës Kombëtare të Francës.

“Unë do të doja t’i bëja maskat të detyrueshme në të gjitha hapësirat publike të mbyllura”, tha Macron.

Vendimi, sipas tij, pritet të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

Më vonë Macron bëri një postim në rrjetin social Twitter në të cilin shkruante se “veshja e një maskë në hapësirat publike të mbyllura do të jetë e detyrueshme në javët e ardhshme”.

Komentet e Macron vijnë pasi mjekët kanë paralajmëruar një valë të dytë të mundshme të të infektuarve, që përsëri mund të mbingarkojë spitalet.

Franca ka regjistruar 209,640 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Prej tyre, 30,032 kanë vdekur.