Ballina Aktualitet SHBA: Protestuesit në Brooklyn për dy ditë me radhë tregojnë mbështetje për...

SHBA: Protestuesit në Brooklyn për dy ditë me radhë tregojnë mbështetje për NYPD

 

Nga Beqir SINA – Brooklyn NYC

Komuniteti Shqiptar në Brooklyn, proteston me flamurin Amerikan dhe Shqiptar, për të mbështetur NYPD në protestat në Bay Ridge një lagje ku jetojnë shumë shqiptar

BROOKLYN NYC: Protestuesit shqiptar për të dytën ditë me radhë,( e Shtunë dhe e Diel), treguan një mbështetje të fuqishme për unformat blu të NYPD, duke iu bashkuar qindra njujorkezve nga Brooklyni, në një marshim në Bay Ridge.

Marshimi filloi të Shtunën, në Rrugën e 13-të dhe përfundoi në cep të rrugës tjetër Parkway Bay Ridge, shumë afër me një stacion policor.

Ndërkohë, forcat të mëdha policësh barrigaduan protestën duke ruajtur distancën mes dy grupeve të protestuesve, atyre që dalin çdo ditë Black Lives Matters, dhe grupit që i jep mbështetje të fuqishme unformave blu të NYPD, grupe këto që e tensionuan vazhdimisht protestën teksa hidhnin parrulla e sllogane kundra njëri tjetrit .

Protestuesit që ishin në mbrotje të NYPD, ishin më të shumtë në rrugë duke mbajtur flamujt amerikanë, banderola, duke brohoritur për të treguar mbështetjen e tyre për NYPD në një kohë kur ata thonë se morali në departamentin e policisë është i ulët, nga protestat massive Black Lives Matter zhvilluar në të gjithë vendin.

Protestat janë zhvilluar pas disa javë protestash në të gjithë vendin që kanë bërë thirrje për të “dënuar” policinë pas vdekjes së George Floyd, në Mineapolis, në muajin maj.

Mirëpo, demonstruesit në New York, ku në çdo tubim dalin edhe shqiptarët, të rinjët e Organizatës Rrënjët Shqiptare, Presidenti i saj Marko Kepi, ish kandidat për Asamblenë e Shtetit të New Yorkut, dhe activist të tjerë, thonë se ata duan të dërgojnë një mesazh se komuniteti shqiptar është për të mbrojtur NYPD, dhe se ata duan që njerëzit ta dinë se jo të gjithë policët janë të këqij.

Këtyre protestave për dy ditë me radhë, iu bashkuan me dhjetëra a më shumë banorë shqiptarë të zonës Bay Ridge në Brooklyn.

Grupi shqiptar ishte më i madhi midis komuniteteve, duke valvitur flamurin e SHBA dhe atë shqiptar, dhe duke hedhur parulla: “Komuniteti shqiptar ndihmon NYPD”, “Policia është Zemra Jonë” – “Shqiptarët mbështesin policinë” – “Faleminderit Heronjtë e NYPD” – “Ju jeni Heronjtë tanë” dhe të tjerë.

Njëri nga protestuesit, aktivisti i njohur Belul Qoku, tregojë për gazetën tone, se kishte ardhur me gjithë fëmijët e tij në mbështetje të policisë , : “Mbështetja jonë për policinë është një e mire për të gjithë qytetarët – Policia është ajo që na mbronë të gjithëve, pavarësisht races, fees apo kombit- Policia janë heronjët tanë” tha Qoku, një shqiptar nga Dibra e Madhe, dhe shtojë :“Ne kemi nevojë për policinë dhe njerëzit që të ecin përpara dhe të ndihmojmë që NYC të kalojë këtë kohë të vështirë.”
.

Marshimi përfundoi kur policia nisi shpërndarjen e anëtarëve të komunitetit dhe udhëheqësit e protestës në mënyrë paqësore.

Protestuesit thane se u mblodhën për të shpërndarë mesazhe inkurajimi mes njëri-tjetrit në mbështetje të policisë.

Mbasi, njerëzit duan të tregojnë mbështetjen e tyre, përfshirë Komunitetin Shqiptar, për t’u bashkuar me oficerët e policisë në zonën e tyre, sepse ata po punojnë në një moment shumë të vështirë tani.

Në një kohë kur grupe të ekstremit të majtët, majtistët nga Europa, dhe Amerika latine, janë duke treguar armiqësi ndaj policisë dhe kjo duhet të ndikojë në moralin e oficerit.

Gjatë protestave oficerët e policisë NYPD, në mbrojtje të dy grupeve treguan shumë respekt për protestuesit, të cilat megjithë tensionimet u shpërndanë në mënyrë paqësore.