Ballina Diaspora MALI I ZI KREMTON PËRVJETORIN E PAVARËSISË – Nga Esad GJONBALAJ –...

MALI I ZI KREMTON PËRVJETORIN E PAVARËSISË – Nga Esad GJONBALAJ – New York

 

Dita e Pavarësisë së Malit të Zi ndërlidhet me vendimet famkeqe të Kongresit të Berlinit të 13 Korrikut të vitit 1878.
Mali i Zi këtë datë e ka shpallur si ditë të Shtetësisë, duke u bazuar në kohën kur Malit të Zi në Kongresin famekeq dhe antishqiptar të Berlinit iu dhuruan tokat shqiptare si Plave Gucia, Tuzi me Malësi, Tivari dhe Ulqini.

Kjo datë është një pikë e zezë e copëtimit, dhe e okupimit të trojeve shqiptare por edhe simbol i tradhtisë sē atyre qe lanë pasojat e okupimit pesë shekullor duke promovuar fe e jo atdhe per ne shqiptaret.
Shqiptaret në Mal të Zi por edhe jashtë tij sot nuk kanë asnjë arsye te Festojnë këtë date sepse e kaluara me asnjë kusht nuk duhet harruar.
Shtetit të sotëm malazias i mbetet shumë për të bërë që shqiptarët autoktonë të ndihen të barabartë në trojet stërgjyshore.