Ballina Histori KONFERENCË SHKENCORE KOMBËTARE NË PRESHEVË – Nga Valbona RADESHI

KONFERENCË SHKENCORE KOMBËTARE NË PRESHEVË – Nga Valbona RADESHI

 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, me kryetar profesor Xhemaledin Salihu, do të organizojnë, edhe sivjet,  Konferencën Shkencore të rradhës :Trashëgimia kulturore materiale e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve të tjera shqiptare”, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut,Mal i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora  etj.

Tematika e kumtesave do të përfshijnë: Kalatë, Kështjellat, Parqet arkeologjike, Lokalitetet, Vendbanimet, Nekropolet – Xhamitë, Teqetë, Tyrbetë, Kishat, Manastiret, Varrezat, Shtëpitë, Odat, Kullat, Ndërtesat shoqërore, Hanet, Mullinjtë, Çezmet, Bunaret, Përmendoret, Lapidaret, Bustet, Pllakat përkujtimore, Objekte e vende të tjera të trashëgimisë kulturore material të pa luajtshme.

Konferenca do të mbahet me 24 tetor 2020 në Preshevë.