Ballina Bota Rihapet Disneyland Paris

Rihapet Disneyland Paris

 

Me përdorimin e maskave të detyruara dhe rezervim online, Disneyland Paris do të rihapet gradualisht nga 15 Korriku pas një mbyllje 4 mujore për shkak të krizës së koronavirusit. Njësoj si atraksione të tjera të mëdha të Parisit si Pallati i Versajës dhe Muzeu i Luvrit, parku më i vizituar i Europës do të punojë me një kapacitet më të ulët dhe do të vendosë një distancë prej 1 metër ndërmjet vizitorëve që të parandalojë riskun e infektimit.

Këndet e lojërave do të mbeten të mbyllura tani për tani dhe në mënyrë që të sigurohen që njerëzit nuk do të ulen ngjitur me të tjerë. Sipas drejtuesve vizitorët mbi 11 vjeç do të detyrohen të vendosin maskë, por ndryshe nga një tjetër Disnayland në Japoni, ku njerëzit nuk mund të bërtisnin teksa kalojnë personazhe të njohura, në Paris kjo është e mundur.

Drejtori i këtij parku Marco Bernini është shprehur se “në qoftë se një klient do të bërtasë ne nuk do t’i themi që mos e bëjë, është ende një park, njerëzit vijnë të kënaqen“. Disneyland refuzoi të nxjerrë numrin e vizitorëve të vitit të shkuar apo të japë ndonjë parashikim për këtë vit. Në 2016, u raportuan 13.4 milionë vizitorë.