Ballina Kulturë Kur të vish – Nga Neki Lulaj

Kur të vish – Nga Neki Lulaj

 

Kur të vish
Do ja sjellësh një det gazi vatrës
Një fllad pranveror zemra do të nxjerrë.
Ah, kjo sëmundje të lëkundi si shkuma e valës
Mbi gozhdën e dashurisë
Sërish ujëvara e fjalëve të ëmbla do të rrjedhë…

Ti po i ikën larg, larg dhimbjes e morfiumit
Do të na kthesh si ylber buzagazin e humbur.
Merri aromë luleve më shumë se parfumi
Të zhduken ofshamat e heshtjes gozhdëngulur..

Do të vish ëmbëltore në odë dhe me pak zhurmë
Jo si nga Saharaja orientale me sypërgjumur.
Të presin brigjet, dete e zogjtë nga degët e trungut
T’u sjellësh gjallëri, se nuk je lulekuqe e këputur.

Ky fat i zi u këput nga retë si shkëmb i lartë
Ty të solli dhimbje e ne na dha shumë të liga.
Do ta bëjmë një meshë për betejën e gjatë
Të të bekojë me përrenj pastërtia e bamirësia..

Mos ërsërit fjalën gëzim dhjetra herë
gjej fjalë të reja gjuhëshqipja ka shumë të tillë