Ballina Bota Austria rivendos kufizime për disa shtete

Austria rivendos kufizime për disa shtete

 

Austria ka rivendosur kufizime për njerëzit që vijnë nga Bullgaria, Moldavia dhe Rumania për shkak të përkeqësimit të kontrollit të pandemisë së koronavirusit në këto vende, deklaroi sot kancelari Sebastian Kurz, raporton CNN.

Kushdo që arrin në Austri nga ato tre vende do të duhet të paraqesë një test negativ të Covid-19 ose do të duhet të karantinohet për 14 ditë.

“Kushdo që nuk do i përbahet karantinës 14-ditore dhe rezulton pozitiv pas kthimit nga këto vende, po kryen një vepër penale,” tha Kurz.

Kontrollet shëndetësore gjithashtu do të rivendosen në kufijtë hungarezë dhe serbë. Për këtë qëllim, 1.800 policë do të vendosen të kontrollojnë të gjithë autobusët.

“Ju lutemi mos udhëtoni në këto vende,” tha Kurz.

Javën e kaluar, Austria njoftoi paralajmërimet e udhëtimit për tërë Ballkanin Perëndimor.

Të paktën 170 rastet e fundit të koronavirusit në Austri ishin kontakte me njerëzit që ktheheshin nga këto vende.

Po ashtu edhe udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Suedia dhe Turqia gjithashtu do ti nënshtrohen kufizimeve në Austri.