Ballina Aktualitet Të hënën rikthehet transporti urban në Tiranë

Të hënën rikthehet transporti urban në Tiranë

 

Transporti publik qytetas dhe rrethqytetas do të rinis punën normalisht të hënën.

Të gjitha linjat e urbaneve në Tiranë do të jenë në shërbim të qytetarëve, por duke respektuar rregullat e sigurisë.

Pas dakordësisë së arritur mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me Shoqatën e Shoqërive të Transportit Publik, të gjithë autobusët do të operojnë me të njëjtat frekuenca.

Ashtu si punonjësit e shërbimit të transportit publik edhe qytetarët nuk do të lejohen të përdorin këtë shërbim pa u pajisur me maskë, ndërsa do të duhet të ruajnë dhe distancat fizike.

Përdorimi i maskës për qytetarët do të jetë e domosdoshme edhe në stacionet pritëse të autobusëve urban.

Një tjetër rregull që do të zbatohet në kuadër të masave anticovid është edhe ajrosja e autobusëve gjatë lëvizjes.

Përgjatë gjithë kohës së udhëtimit do të behet ajrimi i ambienteve të brendshme nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur dritaret.

Po ashtu urbanet do të dezinfektohen në mënyrë periodike nga operatori transportues dhe stafi i tij.