Ballina ED/OP Problemet qe zëshem po e dridhin Kosovën?! – Nga Skënder MULLIQI

Problemet qe zëshem po e dridhin Kosovën?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Prodhimi me civilizues që historia mbanë mend është shteti i të gjithë qytetareve.Nese nuk është , atëherë kjo do të ishte dënimi më i madh në politikë për qytetarë.Kur bëhën klasifikime , shteti mund të zhytet në kaos.Shteti i ri i Kosovës ende nuk i ka të gjitha atributet e një shteti normal . Një shtet i tillë humbet në agoni, në fundamentalizma të ndryshme .Diktaturat për shumë kohë na shkaktuan trauma , dhe kjo logjikë sikur nuk po përfundon.Interesi përsonal dhe interesi partiak janë ngritur mbi interesat e përgjithshme , dhe kjo sigurisht bëhët e rrezikshme.Ata që e njohin situatën në Kosovë , dhe të cilët për zemer e kan Kosovën, duhet ta ngrisin zërin për qdo rrezik që i kanoset .Rreziqet janë të ndryshme në formë dhe përmbajtje , të cilat rreziqe marrin edhe formen politike .Problemet zëshem janë duke e dridhur Kosovën.Problemet e fundit vendin e kan futur ne telashe edhe më të mëdha ,siq është vazhdimi i dialogut në palën serbe.Rënja e një qeverie, të dalë nga vota e lirë, pastaj rrezimi i saj, formimi i qeverisë nga partia e dytë fituese e zgjedhjeve, që ishte jashtë praktikave të deritashme , dhe së fundi ngritja e aktakuzave ndaj Thaqit dhe Veselit nga Gjykata Speciale , janë peshë tepër e rëndë për Kosoëvn e vogël.Të gjitha këto ndodhen në kohë pandemie globale.Nje problem i pamatur e lind problemin tjetër edhe më të madh politik.Tash, Kosova ka ardhur në zgripc edhe me te theksuar , të bëhët reformatizimi i qeverisë Hoti ,apo të shkohet në zgjedhje të reja.Për mendimin tim ,më mirë do të ishte që bisedimet më Serbinë ,të fitojnë më shumë në legjitimitet, të shkohet në zgjedhje të reja . Në Kosovë , deri më sot për fat të keq po mungon përgjegjësia dhe morali politike.U keqpërdorë prona shoqërore .Më këto mjete disa u bënë edhe milionerë ? Kjo është porosia më e keqe për qytetarët, të cilat kan mbetur pa të drejtat e tyre fundamentale –pa mjetet e tyre ekzistenciale.Ende nuk mund të flasim për shtet normal. Nuk kemi mundësi më gjitha këto probleme të grumbulluara , të inkuadrohemi në strukturat e Evropës së Bashkuar.Zaten evropianet dhe Amerika, nuk e duruan mentalitetin e egër ballkanik dhe as spicat nën rrota , të disa drejtueseve të shtetit të rajonit, e as të Kosovës. Duket së ata si rrugë të vetme të largimit të autokratëve ballkanik nga pushteti, po e shohin përmes Vetingut në drejtësi,e në Kosovë , duke e shfrytëzuar edhe punën e Gjykatës Speciale, të cilët vet e prunë të dera.Këta njerëz të politikës ballkanike kan filluar ti rrezikojnë edhe interesat e tyre strategjike ne rajon.Mbrenda gadi shkatërruan gjithqka. Paratë e popullit u shfrytëzuan për interesa private  , dhe për parti politike.Klasa jonë politike krijuan imazh jo të mirë për Kosovën , se e rrëzikuan me veprimet e tyre edhe ekzistenecën saj …