Ballina Diaspora Poetja Xhemi Nokshiqi Muzai nderohet nga Kolumbia me “Çertifikatën e Floririt”

Poetja Xhemi Nokshiqi Muzai nderohet nga Kolumbia me “Çertifikatën e Floririt”

 

Poetja e këngtarja e njohur Xhemi Nokshiqi Muzai, e origjinës nga Nokshiqi i Plavë-Gucisë, e lindur në Tropojë, me banim në Tiranë, prej kohësh -sëbashku me bashkëshortin e saj nga Saranda, jeton familjarisht në Nju Xhersi të SHBA.

Ajo është autore e librit poetik dygjuhësh shqip-anglisht: “All because…of you” me 107 poezi (Botimet Nacional, Tiranë, 2019), i shpallur  “Libri më i mirë i Vitit 2019” në një veprimtari kombëtare në Tirana International Hotel & Conference Centre. Botuesi e redaktori i librit, poeti e shkrimtari panshqiptar Mujo Bucpapaj, e vlerëson si “një poete inteligjente dhe në kërkim të ndryshimit, që me këtë libër dëshmon talent dhe kulturë të gjërë…”.

Xhemi Nokshiqi Muzai ka disa këngë videiklipe, me tekst e muzikë të saj, të kënduar prej saj, si videoklipin “Dheu i ëmbël” (12 tetor 2016), “Tropoja kreshnike” (12 nëntor 2016), “Dashuria” (5 dhjetor 2016), “Lule trendeline” (19 shkurt 2017), “Moj Saranda” (5 mars 2017), “Fluturon shqiponja” (22 maj 2017), “Come On Baby” (13 tetor 2017), “Më prit” (20 nëntor 2017); “Love U” (27 shkurt 2017), “You Are The Only One” – “Mbretëresha e Ilirsë” (6 shtator 2018), “Vogëlushja kosovare” ( 4 prill 2019), “Gjuha Shqipe” (28 shtator 2019), etj., të cilat kanë marrë popullaritet, janë mirëpritur nga artdashësit, kanë larmi tematike, gjeografi krahinore, janë këngë patriotike, lirike, etj.

Poetja e këngtarja e njohur Xhemi Nokshiqi Muzai ka marrë në këto dy vitet e fundit disa vlerësime kombëtare e ndërkombëtare. Sivjet, në qershor 2020, u  nderua nga Kolumbia me “Çertifikatën e Floririt”.