Ballina Kulturë Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë me program të ri studimi në fushën...

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë me program të ri studimi në fushën e turizmit dhe hotelerisë – Nga Adem Lushaj

 

Pas akreditimit institucional, Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis (FMTHM), Fakultet në kuadër të Universitet “Haxhi Zeka” në Pejë, do të ofroj programin bachelor i cili është më i avancuar në Kosovë në fushën e Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit. Nga ky vit do fillohet me këtë program të ri i cili do ketë modulet: Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis, ku në secilin nga këto module do pranohen deri në 40 student. Kështu ka bërë të ditur, Prof. Asoc. Dr. Adem Dreshaj, Dekan i këtij Fakulteti, pasi që Këshilli Shtetërore i Cilësisë i ka dhënë dritën e gjelbër këtij Programi të studimeve, bazuar në rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar mbi vlerësimin e e institucioneve të arsimit të lartë. “PO, këtë vit do fillojmë me programin e ri të akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, program që do ketë tri module, ku në secilin nga modulet do pranohen 120 student në nivelin bachelor”, ka treguar dekani Dreshaj, i cili ka thënë se vlerësimi i bërë nga ekspert ndërkombëtar dhe i pranuar edhe nga Agjensioni i Akreditimit i Republikës së Kosovës, është më së i mirëpritur, kur dihen karakteristikat e rajonit të Pejës, si rajon me resurse të shumta turistike, hoteliere dhe mjedis të bukur natyror. Sipas Dreshaj, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, ka bërë të ditur se me 25 qershor 2020, ka marr vendim që të akreditoi programin e propozuar, vendim i marrë pasi që ishte bërë një vlerësim real i nevojave dhe kërkesa të tregut nga ana e ekspertëve ndërkombëtar të angazhuar për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lart të Kosovës. “Aplikimi ynë për ta akredituar këtë program, ka ardhur si domosdoshmëri e nevojave dhe kërkesave të tregut, ngase Rajoni i Pejës njihet për resurset natyrore që ofron masivi i Bjeshkëve të Nemuna, ku mund të zhvillohet turizmi, si njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. “Pothuajse të gjitha komunat e rajonit të Pejës, si shtylla të zhvillimit, krahas bujqësisë e kanë edhe turizmin. Ndaj, duke ditur nevojën për nxjerrjen e ekspertëve të kësaj fushe, sikurse edhe kërkesa e tregut për punësim, e bën si domosdoshmëri që fakulteti ynë ta ketë një program të tillë të studimeve”, ka thënë Dreshaj për të cilin është me rëndësi që program i ngjashëm të zhvillohet edhe në nivelin master. Gjithnjë sipas tij, kemi dhuratë natyrën e bukur të cilën duhet ruajtur, e kjo arrihet me programe të studimeve për rëndësinë e ruajtjes dhe shfrytëzimit të resurseve natyrore, e jo të shkatërrimit të tyre. “Resurset natyrore duhet shfrytëzuar për zhvillim ekonomik, por gjithnjë duke përfill komponentët e zhvillimit të qëndrueshëm”, ka nënvizuar Adem Dreshaj, dekan i FMTHM në Pejë, duke thënë se Kosovës i duhen kuadro profesional në zhvillimin e turizmit dhe hotelerisë, si dhe të menaxhimit sa më të mirë me resurset natyrore. Ai ka thënë se nuk mund të ketë zhvillim të turizmit nëse nuk do ketë një mjedis të pastër. “Kujdesi ndaj mjedisit është thirrje për turistët e huaj dhe vendor, që të vizitojnë resurset e shumta turistike të këtij rajoni”, është shprehur Dreshaj, me bindjen se ky program i studimit do ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e mjedisit të bukur natyror.